Benenedikti XVI dhe Ahmed el Tayyeb, kthehen pa dashjen e tyre në testimonial të fushatës Unhate. “Urrejtja lind nga frika prej tjetrit dhe nga ajo që nuk njeh”
Romë, 16 nëntor 2011 – Ka nisur në mënyrë të pazakontë e kreative përmes përdorimit të imazheve agresive, fushata e re publicitare “Unhate” e firmës së njohur italiane United Colors di Benetton. Tre parulla në beze të hapura në Romë e Milano me po aq fotomontazhe puthjesh të pamundura e skandaloze.
Në kryeqytet, në urën përballë kështjellës Sant’Angelo, pak qindra metra larg Vatikanit, u shfaq imazhi që më shumë se të gjithë të tjerët mund të konsiderohet skandaloz e të ngrejë polemika: papa Benedikti XVI puth me pasion në buzë Ahme del Tayyed, imam i xhamisë së Al Ahzar-it të Kajros. Thuajse një citim, i ngritur në fuqi të 1000-të, i përditësuar me dialogun ndër-fetar, i puthjeve të shkëmbyera mes një murgeshe dhe një prifti të fotove të Oliviero Toscanit në vitin 1991.
Përpara Bursës dhe në sheshin Duomo të Milanos, pankartat sillnin puthjen mes presidentit francez Sarkozy e kancelares gjermane Angela Merkel, dhe atë mes presidentit amerikan Barack Obama dhe presidentit kinez Ju Jintao. Fotomontazhet japin buzë më buzë edhe shumë liderë të tjerë, si ata të dy Kim Jong-il e Lee Myung-bak , presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, e sërish Obamën me presidentin e Venezuelës Hugo Chavez.
“Nëse dashuria globale mbetet gjithnjë një utopi, edhe pse e pranuar nga të gjithë, thirrja për “të mos urryer”, për të luftuar “kulturën e urrejtjes”, përfaqëson një objektiv ambicioz por edhe realist” shpjegon Alessandro Benetton, nën president ekzekutiv i Benetton Group. “Kemi vendosur t’i japim dukshmëri botërore idesë së lartë të tolerancës, për të ftuar qytetarët e të gjitha vendeve të reflektojnë mbi faktin që urrejtja lind mbi të gjitha nga frika prej tjetrit dhe nga diçka që nuk njihet”.
Një nga fushatat publicitare të disave viteve më parë të Benetton-it ka pasur në qendër edhe një prej anijeve të eksodit të vitit 1991 të shqiptarëve. Që e parë rrugëve të qyteteve italiane, e shkëputur nga konteksti, ishte diçka shumë mbresëlënëse.
Disa nga imazhet e fushatave Benetton
{gallery}benetton{/gallery}