in

Përurohet tuneli i Kërrabës

Punimet me vlerë prej  101 milionë dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim, u realizuan në një kohë rekord, vetëm 13 muaj

Tiranë, 16 qershor 2013 – Kryeministri Sali Berisha ka vazhduar sot fushatën elektorale me inaugurimin e autostradës së re Tiranë-Elbasan. “Sot më 16 qershor 2013 bëjmë realitet një ëndërr tonën, një ëndërr jo vetëm të gjeneratës sonë, por të gjithë brezave të cilët ëndërronin që një ditë që Elbasani, ky qytet i shpirtit dhe zemrës së bardhë shqiptare, djep i dijes dhe i shkollimit, të bashkohej me Tiranën përmes një tuneli”, tha Berisha.

Sipas tij, përmes tunelit, tregu i madh i Tiranës dhe Elbasanit shkrihen në një. “Me të bëjmë që prodhimet e Elbasanit dhe Korçës të vijnë në tregun më të madh me kosto më të ulët dhe shpejtësi të madhe”, tha Berisha, që renditi dhe avantazhe të tjera, ndër to edhe avantazhet për studentët, të cilët nuk do të kenë më nevojë të marrin banesa me qira për studimet universitare, etj.

Ndërtimi i autostradave në Shqipëri gjatë viteve të fundit, për Kryeministrin Berisha ka qenë model frymëzues.  “Ndaj ndërtuam Rrugën e Kombit, duke afruar Tiranën me Prishtinën për 2,5 orë, kemi ndërtuar dhe ndërtojmë autostrada dhe rrugë, që nga Hani i Hotit, Vermosh, në Gjirokastër, Fier, Vlorë, rrugën e Bregut. Sot, çdo shqiptar udhëton në rrugët më moderne”, tha Berisha.

Kryeministri falënderoi punonjësit, inxhinierët që punuan me vetëmohim dhe drejtuesin e kompanisë greke “Actor”, që “dëshmoi vlerësim për Shqipërinë, forcë dhe për 13 muaj arriti të shpojë malet dhe të vendosë me këtë tunel një nga kryeveprat e inxhinierisë së kohës së sotme”. Ai falënderoi Bankën Islamike për Zhvillim, fondin Abudabi e të tjerë për realizimin e kësaj kryevepre.

Autostrada Tiranë-Elbasan ka një gjatësi 27 kilometra. Ajo ka 4 breza kalimi, një tunel 2,5 kilometra të gjatë, 7 mbikalime, 21 viadukte dhe 4 nënkalime.

Autostrada përbëhet nga tre segmente: Segmenti I (Sauk -Tuneli i Kërrabës me gjatësi 13 km) Segmenti II (Tuneli i Kërrabës – gjatësia 2,5 km ), Segmenti III (Tuneli i Kwrrabës-Elbasan me gjatësi 11,5 km).

Vepra më e rëndësishme e kësaj autostrade, tuneli i Kwrrabës, u ndërtua në një kohë rekord prej 13 muajsh.

Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton në 20 minuta distancën mes Tiranës dhe Elbasanit, duke u kursyer udhëtarëve  së paku 40 minuta kohë.

Ajo është rrugë kryesore drejt kryeqytetit për qytetarët e rretheve Elbasan, Librazhd, Korce, Pogradec, Kolonje si dhe pjesa e pare e Boshtit te Jugut (Cërrik, Belsh, Kuçovë, Berat, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë, Sarandë).

Me ndërtimin e saj, skajet ekstreme jugore apo lindore të Shqiperisë do të kapin Tiranën për më pak se 2 orë.

Kjo autostradë është vepra më e rëndësishme infrastrukturore pas asaj Durrës-Kukës-Morinë që u përurua në vitin 2009.

Roland Sejko: “Dalle navi degli albanesi scese l’Italia di oggi”

Abbiategrasso. Kapen vrasësit e Alban Medhës dhe Ndue Brukës