in

Piacenza. Ekzekutohet me plumb në kraharor 40-vjeçari Sadik Hajdërasi

Vrasja në një bar të qytetit plot klientë. Plagoset lehtë Artur Kala që ishte me viktimën

Romë, 2 shtator 2013 –Sadik Hajdëri, 40 vjeç, është vrarë të dielën rreth orës 20 para syve të shumë klientëve ndërsa merrte një kafe me një mik në lokalin Baraonda në periferi të Piacenzës. Plagoset lehtë në krah edhe miku i Hajdërasit, 35-vjeçari Artur Kala.

Dëshmitarët e shokuar tregojnë se një makinë Fiat Punto ngjyrë gri ka ndaluar pranë lokalit. Nga ajo kanë zbritur dy persona. Një prej tyre, me pistoletë në dorë, i është afruar tavolinës ku gjendej Hajdëri dhe i ka qëlluar në gjoks. 40-vjeçari edhe pse i plagosur, është përpjekur të largohej e vrasësi i ka qëlluar sërish e një tjetër plumb e ka kapur në shpinë duke e lënë të vdekur. Vrasësi ka shtënë edhe një herë tjetër e plumbi ka plagosur lehtë në krah personin tjetër me të cilin ishte në tavolinë Hajdërasi, 35 vjeçarin Artur Kala.

Më pas vrasësi e personi që e shoqëronte kanë hipur sërish në makinë ku i priste një person i tretë dhe janë larguar me shpejtësi.

Për forcat e rendit që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes, vrasja – e kryer nga profesionistë brenda pak minutave – mund të jetë një larje hesapesh mes klanesh.

 

Emigranti në Tiranë

È online Italiani+, il portale delle seconde generazioni