Në kuvend do të jenë të pranishme administrata lokale të qyteteve të tjera liqenore italiane por edhe administrata të qyteteve të tilla nga Gjermania, Anglia, Rumania, Greqia, Suedia, Finlanda, Hungaria e Zvicra. Shqipëria do të jetë e pranishme në këtë takim me qytetin e Pogradecit. Promovimi i vlerave të këtij qyteti si dhe ekosistemi i liqenit të Ohrit do të prezantohet nga gazetari Arsen Rusta.
Në ndryshim nga pjesëmarrësit e tjerë Shqipëria nuk ka mundur të përfaqësohet në mënyrë zyrtare, pasi promotorët e turizmit shqiptar e kanë neglizhuar këtë mundësi të vyer. Falë ftesës së Kryetarit të bashkisë së Verbanias, Marco Zachera, Rusta ka mundur të anëtarësojë liqenin e Ohrit si dhe qytetin e Pogradecit në këtë eveniment ambicioz të qyteteve liqenore.
Objektiv i këtij takimi do të jetë përpilimi i një rezolute drejtuar Bashkimit Europain, të cilit do t’i kërkohet të mbështesë këtë rrjet të qyteteve liqenore me një fond të veçantë. Gjatë punimeve të Kuvendit, të pranishmit do të kenë dhe hapësirat për shkëmbimin e eksperiencave mes tyre si dhe njohjen e drejtpërdrejtë me potencialet turistike të çdo qyteti pjesëmarrës.