Është nga Pogradeci, Miri, polici amerikan që i ka kontrolluar pasaportën kryeministrit Edi Rama sapo ky ka zbritur në aeroportin e Bostonit në ShBA.
Faktin e ka bërë të ditur vetë Rama në rrjetet sociale online ku ka postuar fotografinë e shkrepur me të të shoqëruar nga mesazhi “Me Mirin, polici amerikan nga Pogradeci që sapo kontrolloi pasaporten time në aeroportin e Bostonit”.
Kryeministri ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë disaditore. Të mërkurën, më 15 tetor do të mbajë fjalën e hapjes në ‘GEM 2014’ në Universitetin e Harvardit. Ndërsa një ditë më pas, Kryeministri Rama është i ftuari i Forumit Kennedy i të njëjtit universitet.
Po të enjten, 16 tetor, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në panelin ‘Qytetet dhe Inovacioni’ në Harvard Kennedy School.