in

Politikanët shqiptarë mësyjnë Italinë

Brenda pak ditëve tre politikanë të nivelit të lartë të Shqipërisë po vizitojnë Italinë.

Romë, 5 maj 2012 – Presidenti Topi ka ardhur të premten në Romë. Sot ka takuar në Vatikan Papën Benedikti XVI, sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Tarcisio Bertone, ndërda dje ka pasur takim me përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’Egidios”, Imzot Vincenzo Paglia dhe drejtues të tjerë të kësaj bashkësie të njohur fetare.

Nesër mbërrin në Romë kryeministri shqiptar Sali Berisha që do të takojë të hënën kryeministrin italian Monti, presidentin Giorgio Napolitano dhe kryetarin e dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini.

Ndërsa kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë dje e pardje në Firence ku është takuar me një grup shqiptarësh si edhe me kryetarin e bashkisë së kryeqendrës toskane Matteo Renzin.

Papa Benedikti XVI pret presidentin Topi

Çështja Bledar Vukaj – Vetëvrasje apo vrasje?