Profesori Marsel Kalemi në universitetin Kristal: “Emri i Bossit, më duket familjar por nuk di…”
Marsel Kalemi, profesor në Universitetin Kristal në Tiranë, për lëndën “Bazat e marketingut” në një intervistë për Radion italiane Capital deklaron se emri i Renzo Bossit i duket familjar por nuk mban mend t’i ketë dhënë mësim. Profesori sqaron se universiteti është i rregullt, i licencuar nga shteti dhe i njohur nga të gjithë.
Radio Capital: Njihet diploma e universitetit edhe në Itali e vende të tjera?
Marsel Kalemi: Varet, është një universitet i regjistruar nga Qeveria. E njohin të gjithë.
Në këtë universitet në 2010 është diplomuar djali i Umberto Bosit ju e njihni?
Emri më duket familjar, por nuk e di
Ky person është diplomuar brenda një viti, mesatarisht sa zgjasin studimet në këtë universitet
Tre vjet
Por ka dhe kurse të tjera specializimi me afat kohor më të shkurtër
Po, 1 ose 2 vjet, por një student duhet të kryejë 3 vite studimi ose 4 për t’u specializuar.
Dëgjo intervistën e shkurtër që profesori i ka dhënë Radios Capital