in

Punësimi i imigrantëve në Administratën publike, në fuqi normat e reja

Me ligjin europian 2013, kush ka kartën e ëndrimit do të mund të marrë pjesë në konkurset publike për t’u punëuar në shkolla, spitale, apo struktura të tjera publike. Por nuk mund të pretendojnë vendet ku ushtrohet “autoriteti shtetëror” apo që mbrojnë interesin kombëtar

Romë, 4 shtator 2013 – Këtej e tutje fëmijët mund të kenë si mësuese edhe një shqiptare, të sëmurët të kurohen nga një mjek nigerian apo kushdo të kërkojë informacione nga një i punësuar maroken në zyrat e komunës. Sot hyn në fuqi ligji europian 2013 që u hap edhe të huajve – me kufizime të përcaktuara – punësimet në administratën publike.

Risia e re falë një direktive europiane për shumë kohë e anashkaluar nga Italia, aq sa Brukseli po niste procedurën e kushtueshme shkeljes.

Më në fund, Italisë iu desh të përshtatet dhe t’u njohë edhe qytetarëve jokomunitarë me kartën e qëndrimit (apo lejen e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë) të drejtën e pjesëmarrjes në konkurset për vendet e punës në shtet, njësoj si shtetasit komunitarë, refugjatët apo ata që kanë leje qëndrimi për motive humanitare.

Por me disa kufizime. Paratë gjithash të huajt duhet të kenë kartën e qëndrimit. Që nuk është e lehtë të merret dhe sot për sot e ka vetëm gjysma e imigrantëve në Itali (dhe dy ndër tre shqiptarë që jetojnë këtu). Për të futur në xhep kartën e qëndrimit, në fakt, nevojiten pesë vjet qëndrim i rregullt në Itali, të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur veten e familjen, dhe duhet dhënë një provim për njohjen e gjuhës italiane. Për të mos përmendur mbi 270 euro që duhen paguar.

Për më tepër, ligji europian vë kufizime edhe mbi tipin e punës që mund të bëjnë të huajt. Ata nuk do të mund “të ëndërrojnë” vende pune në të cilat “ushtrohet, në  mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, autoriteti shtetëror” apo “mbrohet interesi kombëtar”. Me pak fjalë, të huaj nuk do të mund të bëhen policë, gjyqtarë apo karabinierë, por do të jetë e mundur të gjejmë imigrantë mes mësuesve, edhe në shkollat shtetërore, mes punonjësve në zyrat bashkiake, mes mjekëve etj.

Elvio Pasca

 

La violenza non è potere

Pyetje? Përgjigjet falas Linea Amica Immigrazione, në telefon dhe on-line