in

Punonjësit sezonalë. Ja si përgatiten kërkesat për flukset 2015

Bëhet gjithçka online përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme. Udhëzuesi i ilustruar, hap pas hapi

Romë, 5 maj 2015 – Nga mëngjesi i të martës, 5 maj, punëdhënësit mund të përpilojnë e të ruajnë kërkesat për të sjellë në Itali e për të punësuar 13 mijë punonjësit sezonalë jokomunitarë të nevojshëm për bujqësinë dhe turizmin. Për të nisur kërkesat duhet të presin botimin e dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare, që parashikohet të ndodhë ditët e ardhshme.

Procedura është e gjitha online, në faqet internet të Ministrisë së Brendshme. Kërkesat përgatiten personalisht ose me ndihmën e shoqatave të kategorisë. Për ata që kanë zgjedhur ta bëjnë vetë, ja udhëzuesi i ilustruar me të gjitha kalimet kryesore të përgatitur nga Stranieriinitalia.it:

1) Lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse je i regjistruar shko në pikën 4, përndryshe regjistrohu:

2) Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

3) Sistemi do të të nisë në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

4) Pasi je regjistruar, lidhu me nullaostalavoro.interno.it, shkruaj e-mail-in dhe fjalëkalimin tënd dhe shtyp “invia”:

5) Pasi hyn në sistem, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6) Kërko “Decreto flussi stagionali 2015” dhe shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”:

7) Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8) Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes që do të punësojë të huajin…:

9) Të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor…:

10) … Dhe  të dhënat e punonjësit:

11) Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumëvjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali për të paktën dy vjet rresht) ose jo shumëvjetor(të gjithë të tjerët) dhe nëse ke punësuar edhe më parë atë punonjës:

12) Përpilo propozimin e kontratës meperiudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

13) Shkruaj vendin e punës…

14) … dhe ku do të strehohet punonjësi, duke shënuar nëse qiraja është në ngarkim të punëdhënësit e nëse do t’i mbahet nga rroga:

15) Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

16) Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin):

17) Fut numrin e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmo vërtetësinë e asaj çka ke deklaruar dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën:

18) Në ekran do të shfaqet një mesazh konfirmimi:

19) Në këtë çast kërkesa është ruajtur në sistem, por mund të niset vetëm pas botimit të dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare. Për ta modifikuar (ose për ta nisur kur të jetë e mundur) hyr sërish në sistem (shiko pikën 4) dhe shtyp butonin “Domande”:

20) Do të shfaqet një listë me kërkesat që ke përgatitur…

21) …për të modifikuar një kërkesë shtyp mbi butonin mbi të cilin shihet një laps mbi një letër:

Stranieriinitalia.it
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Zbulon hajdutët në shtëpi e qëllon me pistoletë. Plagoset rëndë 39vjeçari

Ne, rondelet e botës