in

Qebap e sushi ndër ushqimet e përditshme të italianëve

 

Qebap, byreçka kineze, tacos dhe sushi janë tashmë aq të pëlqyer edhe në Itali sa këtë vit të ashtuquajturit fast-food etnikë kanë hyrë në “shportën ISTAT”, një listë që duhet të përfaqësojë shpenzimet e familjeve.

Shporta përbëhet nga thuajse 1400 produkte dhe shërbime. Sipas çmimeve të tyre mesatare, të monitoruar nga instituti kombëtar i statistikës, llogaritet kostoja e jetesës dhe gjithçka që rrjedh prej saj, si inflacioni dhe përshtatjet e rrogave. Lista ndryshon nga një vit në tjetrin dhe është tashmë një mënyrë për të ndjekur ndryshimet në shoqërinë italiane.

Një hulumtim i kohëve të fundit të Coldiretti, shoqatë e bujqve, nxjerr në dukje se 60% e italianëve frekuenton restorante e fastfood-e që ofrojnë ushqim me origjinë të huaj, dhe që të parat renditen qebaptoret.

Por gjithsesi një pjesë e madhe e personave nuk kanë besim në këto ushqime. Janë të bindur që kanë cilësi të ulët apo nuk respektojnë të gjitha normat e sigurisë ushqimore.

Ambasadori i ShBA-së në Tiranë: “Qeveria ndërrohet me zgjedhje jo me manifestime”

Klandestinët: policia i arreston, gjykata i lë të lirë