in

Qeveria Rama, e re në moshë e me gjashtë gra

Zëvendëskryeministër Niko Peleshi (PS); pesë ministri, përfshirë edhe atë të drejtësisë, i shkojnë LSI-së

Siç kishte premtuar një javë më parë, kur prezantoi strukturën e qeverisë së tij, Edi Rama ka paraqitur më 31 korrik emrat e kabinetit të tij që do të marrë detyrën nga shtatori. Lëvizja Socialiste për Integrim merr pesë ministri, të Drejtësisë, atë të Transportit, Ministrinë e Bujqësisë, të Mjedisit dhe atë të Integrimit.

Në paraqitjen e emrave të qeverisë së tij, Rama ka nënvizuar faktin se “thuajse 90% të njerëzve ulen për herë të parë në karrigen ministrore”, dhe se kjo qeveri është me “më shumë gra nga ç’kanë pasur ndoshta të gjitha qeveritë e Shqipërisë të marra së bashku në këto njëzet vjet”.

Sipas Ramës, “Qeveria e Re është mishërim i përgjegjësisë për ndarjen sa më mirë të detyrave brenda maxhorancës plebishitare të 23 qershorit. Shqiptarët nuk na votuan për të ndërruar një kryeministër me një tjetër dhe një qeveri me një tjetër. As për të ndryshuar kahun politik të qeverisjes. Po për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë duke filluar nga ndryshimi i modelit qeverisës; i vijës sjelljes së kryeministrit e të ministrave me publikun e me interesin kombëtar e publik; i raportit me të vërtetën, me votuesit dhe me ligjin”.

Ja qeveria e re e Shqipërisë:

Kryeministër Edi RAMA
Zv/Kryeministër Niko PELESHI 
1. Ministër i Financave Shkëlqim CANI
2. Ministër i Brendshëm Saimir TAHIRI
3. Ministre e Mbrojtjes Mimi KODHELI
4. Ministër i Jashtëm Ditmir BUSHATI
5. Ministre e Integrimit Europian Klajda GJOSHA
6. Ministër i Drejtësisë Nasip NAÇO
7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben AHMETAJ
8. Ministër i Energjisë dhe Industrisë Damian GJIKNURI 
9. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturë Edmond HAXHINASTO
10. Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina GJERMENI
11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond PANARITI
12. Ministër i Shëndetësisë Ilir BEQJA
13. Ministre e Arsimit dhe Sportit Lindita NIKOLLA
14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion VELIAJ
15. Ministre e Kulturës Mirela KUMBARO
16. Ministër i Mjedisit Lefter KOKA
17. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirian CELIBASHI
18. Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena HARITO
19. Ministër për Çështjet Vendore Blend ÇUÇI

 

Anija alla Nave della Sila. Il dramma dell’immigrazione al Museo dell’emigrazione

Shqipëria, çifligu i Cianos