in

Rama takon studentët shqiptarë në Firence

Kryetari i PS-së, duke komentuar diplomen e Bossit: “në Shqipëri janë hapur shumë universitete private, disa të mirë, por shumë janë fabrika diplomash me pagesë dhe Kristal është nga këta të fundit”

Romë, 4 maj 2012 – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndodhet nga dje në Firence për takime me një grup shqiptarësh dhe me autoritete lokale, kur plas skandali i diplomës shqiptare të Bossi Jr.

Gjatë një takimi me studentë shqiptarë në Firence, ka komentuar edhe çështjen e diplomës së Renzo Bossit. “Diploma e Bossit për menaxhim biznesi nuk është marrë në një universitet ku shkohet për të studiuar, por ku paguhet për një diplomë,” tha Rama. “Në Shqipëri – ka shpjeguar ai, – pas reformës së vitit 2005 që ka liberalizuar sistemin e arsimit të lartë, janë hapur shumë universitete private, disa të mirë, por shumë janë fabrika diplomash me pagesë”.

Rama ka shtuar se Kristal i takon kësaj kategorie së dytë. “Me rastin e Renzo Bossit, problemi i blerjes së diplomave, mbërrin kështu edhe në Itali” ka thënë Rama.

Renzo Bossi s’ka qenë asnjëherë në Tiranë

Diploma shqiptare e Bossit. AK kërkon dorëheqjen e ministrit të Arsimit