in

Reagimet e protagonistëve pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2016

Agolli, Cana, Abrashi, krenari për fanellën e falenderime për tifozët

Barazimi i Portugalisë me Hungarinë ishte goditja e fundit që mori Shqipëria duke sjellë  eliminimin nga Kampionati Europian “Francë 2016”.

Kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka bërë një koment emocionues. “Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë!!! Kurrë më parë s’kam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj kombëtareje dhe të luaj me këta djem!!! Faleminderit për gjithçka. O sa mirë me qenë Shqiptar” – shkruan Cana.

Në Facebook arrin edhe reagimi i Ansi Agollit, kapiten i dy prej tri ndeshjeve. “E gjithë kjo aventurë e magjishme përmblidhet në këtë foto, pikërisht në fytyrën e mikut tim Andi Lila! Punë, sakrificë, vuajtje, emocion, fitore! Tifozë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen! Jeni adrenalina jonë!”- shkruan Agolli.

Edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ndihet krenar që ka përfaqësuar Shqipërinë në Euro 2016. “Dhamë gjithçka nga vetja por nuk mjaftoi të kalojmë tutje. Ishte nder dhe krenari për mua ta përfaqësoj popullin tim në kampionatin evropian. Faleminderit shqiptarë”, shkruan Abrashi.

Lexo edhe: Merr fund ëndrra evropiane e Kombëtares kuqezi

 

 

 

Merr fund ëndrra evropiane e Kombëtares kuqezi

Deklarata e mikpritjes ose ftesa për turizëm. Çfarë është e si bëhet?