Ndërsa të gjithë flasin për medaljet e rekordet sportive të Olimpiadës së Londrës, edhe Shqipëria nuk mbetet pas, e nxjerr në plan të parë rekordet vendase. Nga Londra nuk mbërrijnë lajme të mira, por nga Vlora mbërrin rekordi i ri i kryeministrit Berisha … në not
Lajmet nga Olimpiadat e Londrës nuk janë të mira, përkundrazi: peshëngritësi Hysen Pulaku, që duhet të garonte më 1 gusht, është përjashtuar sepse ka rezultuar pozitiv në testin antidopping.
Por nga ana tjetër, mbërrijnë habere që ngrenë peshë zemrat e sportdashësve nga jugu i Shqipërisë. Dje kryeministri i vendit Berisha, i cili nuk merr pjesë në Lojërat olimpike të Londrës, ka vendosur një rekord të ri sportiv: “141 minuta not në ujërat e mrekullueshëm të detit Jon”, duke thyer një rekord gjithnjë të vetin prej “132 minutash të një viti më parë”. Madje në shkrim thuhet me optimizëm se “ndonëse ky është një rekord historik i Kryeministrit Berisha, ai beson se në gusht mund të shënojë një rekord tjetër të ri”
Kush lexon rreshtat e mësipërm mund të mendojë për një shaka pa kripë, por gjithçka është e vërtetë. Burimi i lajmit është siti zyrtar i Këshillit të Ministrave. Lajmi më i fundit i faqeve on-line të Qeverisë shqiptare, i botuar më 29 korrik, ka për titull “Kryeministri Berisha kalon një fundjavë pushimi në bregdetin e Dhërmiut” dhe flet për bëmat sportive të kryeministrit tonë me këto fjalë: