Situata e akseve rrugore në vend
Rifillimi i reshjeve të dëborës në të gjithë territorin e vendit pritet të përkeqësojë qarkullimin e mjeteve në vend, në veri, verilindje dhe juglindje të vendit. Ndërkohë, Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve informoi sot mbi situatën në vend për shkak të motit të keq.
Në veri të vendit, sipas MPPT-së disa akse rrugore janë të bllokuara, ndërsa në pjesën tjetër qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë.
Sipas Ministrisë së Transporteve, kjo është situata në mëngjes
Në Dibër, kanë filluar reshjet e dëborës
Rrethi Peshkopi
Rr.Ura e Topojanit – Peshkopi qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë deri në Maqellarë, në vazhdim me dy kalime me vështirësi me zinxhirë deri në Peshkopi
Rr.Maqellarë – Bllatë e kalueshme me zinxhirë, me dy kalime
Rr.Peshkopi-Muhur-Qafë Draj deri në Zall-Dardhë me një kalim me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar,
Rrethi Bulqizë probleme serioze, kalimi me një korsi me zinxhirë
Rr.Qafë Bualli – Ura e Topojanit me një kalim me zinxhirë,
Rr.Bulqizë (U.Cerenecit) – Steblevë e bllokuar, po punohet kanë arritur deri në Ziçisht me zinxhirë.
Rr.Qafë Bualli – Krastë me një kalim me zinxhirë.
Qarku Kukës kanë filluar reshjet e borës, qarkullimi kryeht me zinxhirë.
Rr.Kukës – Qafë Shllak deri në ShënMëri është hapur qarkullimi me zinxhirë, po punohet për hapjen e rrugës drejt Qafë Shllak.
Rr.Kukës – Krumë qarkullimi me zinxhirë.
Rr.Kukës – Draj Reç (Peshkopi) deri në K/Domaj është hapur, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar po punohet për hapjen e rrugës.
Rr.Kukës – Shishtavec deri në Topojan qarkullimi me zinxhirë, pjesa tjetër e bllokuar. Trashësia e borës 2.2 m. Punohet
Rrethi Has qarkullimi me zinxhirë
Rr.Krumë – Qafë Prush qarkullimi me zinxhirë
Rr.Kam – Krumë qarkullimi me zinxhirë
Rrethi Tropojë
Rr.B.Curri – Kam e bllokuar në Qafë Luzhë, po punohet për hapjen e rrugës.
Rr.B.Curri – Fierzë e kalueshme me zinxhirë.
Rr.B.Curri – Sopot – Qafë Morinë e kalueshme lirisht me zinxhirë
Dalje Tuneli Kalimash – dogana Morinë e kalueshme pjesërisht me zinxhirë (80 % pa zinxhirë dhe 20 % me zinxhirë)
Në qarkun e Shkodrës reshjet e borës kanë pushuar. Në Pukë situata është përmirësuar.
Rrethi Shkodër temperatura të ulëta (-3 gradë), nuk ka reshje
Rr.D/Laç – Koman qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë.
Rr.Ura e Bunës – Shirokë e kalueshme me një brez rrugor pa zinxhirë
Rrethi Malësi e Madhe: temperatura të ulëta (-2 gradë), nuk ka reshje
Rr.K/Shkodër – Hani Hotit aksi në ndërtim, e kalueshme pa zinxhirë
Rr.K/Dedaj – Razëm e kalueshme me zinxhirë.
Rr.K/Koplik – Bogë e kalueshme me zinxhirë.
Rrethi Pukë nuk ka reshje bore, temperaturat janë të ulëta (-4 gradë)
Rr.Q/Qelë – Pukë rruga e kalueshme me zinxhirë.
Pukë – F.Arrëz – Qafë Mali Pukë deri në Komunën Rrape e bllokuar (punohet me nje fadromë dhe një traktor me zinxhirë), pjesa deri në Fushë Arrëz qarkullimi me zinxhirë, pastaj deri tek klubi “Bora” + 2 km e hapur me zinxhirë po punohet për hapjen e pjesës tjetër.
Rr.Qafë Mali – Qafë Shllak rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë. Rr. Qafë Mali – Fierzë rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë. Rr.K/Hadroj – Q.Bene e kalueshme me zinxhirë.
Rrethi Matit qarkullimi me zinxhirë
Rr.Skuraj – Burrel – Qafë Bualli deri në Qafë të Buallit, pa zinxhirë, pjesa në vazhdim me zinxhirë.
Rr.K/Rrugë Kombëtare – Ulëz qarkullimi kryhet pa zinxhirë, pa probleme
Në qarkun e Lezhës nuk ka rreshje bore, ka filluar të shkrijë akulli
Rr. Milot – Rrëshen qarkullimi pa zinxhirë, Rrëshen – Kalimash pjesërisht me zinxhirë.
Në qarkun e Elbasanit, kanë filluar reshjet e borës. Në aksin kryesor Elbasan – Krabë qarkullimi kryhet normalisht, pa probleme, pa zinxhirë.
Rr.Elbasan-Kaçolitë (Krrabë) qarkullimi nga km 29 për në Elbasan kryhet pa zinxhirë.
Fushë Labinot-Monument Bizë rruga e kalueshme deri në Fushë Reps, pjesa tjetër deri në Kollogjesh e bllokuar, po punohet per hapjen e rrugës
Rr.Librazhd-Steblevë e gjithë rruga është hapur deri në Fushë Studë, pjesa deri në Steblevë e bllokuar, po punohet.
Në qarkun e Korçës nuk ka reshje bore ose shiu.
Rr.Libonik – Lozhanë – Grabovë deri në Lozhan pjesërisht me zinxhirë pjesa në vazhdim pa probleme.
Rr.K/Boboshticë – Dardhë nga km (4 – 13) me zinxhirë nga km (13 – 14) i bllokuar
Rr.K/Zëmblak – Goricë – Doganë me përjashtim të Qafës së Zvezdës (2 km) qarkullim me zinxhirë, pjesa tjetër pa zinxhirë.
Rr.Korçë – Voskopojë deri në Gjenomadh pa zinxhirë, pjesa tjetër me zinxhirë (8 km) me një kalim me xhepa ndërrimi
Rrethi Kolonjë,
Rr. Qafë Qarri – Ersekë – Leskovik qarkullohet me zinxhirë vetëm 5 km në Qafë Qarri dhe në një seg. në Gërmenj 6 km, pjesa tjetër pa probleme.
Në qarkun e Vlorës ka reshje bore në Qafën e Llogarasë dhe në Qafën e Muzinës.
Rr.Vlorë – Borsh në Qafën e Llogarasë rruga e kalueshme me zinxhirë.
Në qarkun e Gjirokastrës kanë filluar reshjet e borës për momentin.
Rr.K/Jorgucat – Muzinë qarkullimi me zinxhirë