in

Roberto Saviano: “Më shumë të drejta për imigrantët. Ata mund të shpëtojnë Italinë”

Apeli i shkrimtarit: “Ka ardhur dita që t’u jepet shtetësia bijve të imigrantëve të lindur në Itali. Nuk mund të hiqet dorë nga një milion të rinj. Mund t’i japin jetë të re demokracisë sonë”

Romë, 29 gusht 2014 – “Itali po heq dorë nga mëse një milion të rinj të lindur në Itali, që flasin italisht, që mësojnë në shkollat e universitetet italiane që kurohen në spitalet italiane, që punojnë në Itali por që nuk kanë shtetësinë. Janë talente për Vendin, nëse i humbasim këta qytetarë, bashkë me ta humbasim një vlerë të shtuar omrale dhe ekonomike”.

Roberto Saviano i kthehet sërish apelit për një reformë të shtetësisë për brezat e dytë. “Mbi njohjen e të drejtave të reja – shkruan në të përjavshmen Espresso – mund të ngremë një Itali  të re, qeveria e di këtë gjë? A mund të fitohet kohë duke ia vënë veshin konservatorizmit më të keq që deklaron “kemi të tjera telashe për të zgjidhur në fillim”? Është gabim. Të drejtat e ushqejnë sistemin demokratik me energji të reja e mundësi sot për sot të panjohura”.

“Prania e imigrantëve në Itali është paguar shpesh me gjakun e me punën çnjerëzore e të vazhdueshme” kujton shkrimtari, sipas të cilit “ata e kanë fituar tashmë të drejtën e shtetësisë me punë e qëndresë”.

Ndaj edhe apeli: “Kjo qeveri duhet të konceptojë përparësinë e të drejtave të reja, si të vetmen rrugë për ndërtimin e një Vendi të ri. Nuk ka tjetër alternativë. Festimet, deklaratat antiraciste, debatet e shumta do të mund të konsiderohen të besueshme e me autoritet vetëm kur hapi i parë për shtetësinë sipas parimit të ius soli të realizohet. Një hap i parë për të filluar të imagjinojmë një demokraci të shpëtuar nga imigrantët. Energji të reja, forca të reja, kultura të reja, sinergji të reja. Siç shkruhej para disa kohësh në një mur: “Imigrantë, ju lutem, mos na lini vetëm me italianët”.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Pasaportat biometrike. Hapi i parë drejt zgjidhjes së problemit të toponimive

Rekordet e Sali Berishës