in

Romë, gjashtë sportele të reja për rezidencën

Bashkia përpiqet të reduktojë problemet e të huajve, komunitarë e jokomunitarë. Në rrugën Petroselli, (zyrat qendrore të Gjendjes Civile), nuk është më e nevojshme të marrësh takim

Gjashtë sportele të reja për pranimin e kërkesave të rezidencës të paraqitura nga shtetasit jokomunitarë dhe komunitarë, dhe një shtim personeli për të përpunuar praktikat e prapambetura. Këto janë masat e marra nga bashkia e Romës për t’i bërë ballë problemeve të regjistruara në disas minibashki të kryeqytetit. Deri tani, në zyrat me më shumë kërkesa, duhet marrë takim për të kërkuar rezidencën, pritja zgjat me muaj, dhe kush pret nuk ka në dorë as edhe një kupon (me atë të lejeqëndrimit jemi mësuar të jetojmë tashmë…).

Nga fillimi i gushtit, emigrantët që jetojnë në minibashkitë më të ngarkuara mund të shkojnë drejtpërdrejt në zyrat qendrore të Gjendjes Civile, në rrugën Petroselli 50, ku janë vënë në punë gjashtë sportele të reja. Janë të hapura për publikun nga e hëna në të premte nga ora 8:30 deri në orën 12:30 dhe të enjten orari zgjat deri në 17:00. këtu kërkesat e rezidencës pranohen pa qenë e nevojshme të merret më parë takim.

“Situata lidhur me zyrat e gjendjes civile në disa minibashki është absolutisht e rënë. Situatë që Roma nuk mund t’ia lejojë vetes. Një kryeqytet i nivelit ndërkombëtar siç është qyteti ynë nuk mund të trajtojë në këtë mënyrë emigrantët” është shprehur kryebashkiaku Gianni Alemanno.

Bashkëpunëtorët shtëpiakë, këtej e tutje sigurim shëndetësor integrativ

Lë arrestin shtëpiak për të bërë vrap në park, arrestohet