in

Romë. Policia qëllon ndaj makinës e plagos një shqiptar

Nuk i ndalojnë urdhrit “Ndal” të policisë por largohen me shpejtësi. Agjentët qëllojnë dhe plagosin një shqiptar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur

Romë,19 prill 2012 – Sot në mëngjes në Romë ka pasur një ndjekje me të shtëna armësh nga policia në autostradën A24, në një nga daljet e unazës së kryeqytetit. Ka mbetur i plagosur, jo në gjendje të rëndë një shqiptar.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga agjentët, makina në të cilën udhëtonin tre shtetas të huaj nuk ka ndaluar kur ua ka urdhëruar policia rrugore. Gjatë ndjekjes, agjentët kanë qëlluar me pistoletë duke plagosur kështu njërin prej personave që ishin në makinë, të cilin e kanë çuar menjëherë në spitalin Sandro Pertini të Romës.

Kam humbur vendin e punës. A mund të kërkoj kompensim për papunësinë?

Shqipëria turistike? – Foto lajm