in

Rritet me 23% numri i udhëtarëve në Rinas

Gjatë 6mujorit të parë, në aeroportin e Rinasit kanë kaluar 23% udhëtarë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë

Tiranë, 23 gusht 2011 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka shënuar një rritje prej 23% në shifrat e pasagjerëve, dhe  10,6% në trafik ajror dhe 17,7% në përpunimin e mallrave, krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga janari deri në qershor Aeroporti i Rinasit u ka shërbyer 793.984 pasagjerëve,  ka pasur 10.352 fluturime  dhe ka përpunuar  1.084 tonë kargo.

“Liberalizimi i vizave ka ndikuar ndjeshëm në kompaninë tonë: ka sjellë rritjen e fluksit në kërkesën vendase për të fluturuar, dukuri kjo e cila ka rritur ofertat dhe numrin destinacioneve nga kompanitë ajrore,”- ka thënë Rolf Castro-Vasquez, Drejtor i Përgjithshëm i Operacioneve në aeroport.

Fluksi më i madh në pasagjerë dhe numër fluturimesh është ai që lidh Rinasin me aeroportet e ndryshme të Italisë siç tregon fakti që linjat ajrore të cilat kanë shënuar fluksin më të madh të pasagjerëve janë: Belleair (46,2%) dhe Alitalia (9,6%). Ndjekin Albanian Airlines (9,1%), Austrian Airlines (6,1%) dhe Turkish Airlines (4,2%). Sot në aeroport operojnë katërmbëdhjetë linja ajrore të cilat e lidhin kryeqytetin me 35 destinacione të ndryshme duke përfshirë këtu Athinën, Barcelonën,  Gjenovën, Londrën, Parisin, Rodin dhe  Cyrihun, të cilat u përuruan këtë vit.

Aeroporti po bëhet gjithmonë e më tërheqës për linjat ajrore. Nga qershori, për shembull, linja low-cost Jetair ofron fluturime mes Rinasit dhe Brukselit dy herë në javë.

Më 24 gusht hyn në fuqi ligji i ri mbi taksat e automjeteve

Sanatore e re për të huajt, tre miliardë euro në vit për Italinë