in

Ruçi e Balla të PS-së takojnë emigrantët në Udine

Premtimi i PS-së: “Do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë mbështetjes dhe kujdesit për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, si edhe për ata emigrantë që kthehen në Shqipëri”

Romë, 5 shkurt 2013 – Drejtuesit e grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi e Taulant Balla, si dhe deputeti Sadri Abazi, ishin në Udine ku kanë zhvilluar takime me emigrantë shqiptarë të vendosur në këtë zonë veriore të Italisë.

Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi bëri një ekspoze të Programit të Partisë Socialiste “Për një Rilindje Shqiptare”. Ai theksoi faktin se një forcë e madhe e shqiptarëve jetojnë jashtë kufijve të vendit, dhe se sot për sot janë të braktisur nga qeveria dhe shteti i vendit të tyre. Ruçi u garantoi emigrantët se qeveria e PS-së do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë mbështetjes dhe kujdesit për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, si edhe për ata emigrantë që janë kthyer apo kthehen në Shqipëri duke parashikuar për ta politika të posaçme sociale reintegrimi.

Sekretari i grupit kuvendor socialist Taulant Balla, duke iu referuar ndikimit që kanë të ardhurat e emigrantëve në ekonominë shqiptare, si një nga shtyllat kryesore të në cilat është mbështetur kjo ekonomi gjatë gjithë këtyre viteve, ka theksuar: “Emigrantët janë njerëzit që mbajnë Shqipërinë në këmbë dhe në tërësi janë forca më e madhe e vendit”.

Firence. Rritet popullsia e huaj dhe ulet ajo vendase

Balotelli, non giocare!