in

Rugby, Kombëtarja (italiane) e Shqipërisë

Rugby është lojë e egër e luajtur nga zotërinj burra, futbolli është zotëri sport i luajtur nga egërsira, futbolli amerikan është sport i egër i luajtur nga egërsira

Rugby është një sport i lashtë, por që ka marrë formën e sotme nga mesi i shekullit të XVIII, kur nisi të luhej në shkollat e mesme të Anglisë.

Forma ovale e topit të rugby-t vjen nga zorrët e derrit që fryheshin me gojë, dhe me të cilat William Gilbert këpucar i qytezës Rugby (ku ka lindur loja) bënte topat për lojtarët e universitetit. Që atëherë forma u bë edhe më e rrumbullakët për të lehtësuar kapjen e topit me dorë e me këmbë.

Aktualisht njihen disa variante rugby si rugby league, rugby union të cilat ndryshojnë nga njëra tjetra kryesisht përsa i përket numrit të lojtarëve që futen në fushë. Në rugby Union luhet me 15 lojtarë, në rugby league, me 13 lojtarë.

Por të gjitha kanë të përbashkët një detaj: luhet me një top oval i cili duhet të gjuhet si fillim me këmbë dhe më pas të kalojë me dorë nga një lojtar te tjetri derisa topi të prekë fushën finale e cila mund të konsiderohet, nëse bëjmë një krahasim me rrjetën e portës në futboll.

Sot rugby union është loja më e përhapur në botë dhe ka federata në Argjentina, Australia, Anglia, Franca, Irlanda, Italia, Zelanda e Re, ShBA, Skocia, Afrika e Jugut, dhe Uellsi. Rugby Union administrohet nga Bordi Ndërkombëtar i Rugby-t, selia e të cilit është në Dublin, Irlandë. Ky sport luhet edhe me shtatë lojtarë, version ky që është pranuar të jetë pjesë edhe e Lojërave Olimpike të 2012-ës.

Lexo edhe: Shqiptarët dhe Rugby nga Piergiorgio Grizzo

 

Shqiptarët dhe Rugby

Kledi Kadiu, nga televizioni në turnè me “Non solo Bolero”