in

Sanatoria. Mbërrin në Gazetë Zyrtare dekreti ndërministror me detajet

Botohet sot (në darkë teksti i plotë) në Gazetë Zyrtare teksti i dekretit ndërministror të sanatores. Të shumta detajet që do të përmbajë: nga minimumet e të ardhurave për punëdhënësit deri te mënyra e pagesave të kontributeve dhe taksave të prapambetura

Romë, 7 shtator 2012 – Dekreti ndërministror mbi sanatoren do të botohet sot në Gazetën Zyrtare. Teksti, boca e fundit e të cilit qarkullon prej një jave, përcakton detaje shumë të rëndësishme duke filluar nga mënyra e paraqitjes së kërkesës on line. Në dekret thuhet edhe që për të paguar kontributin forfetar prej 1.000 eurosh duhet të përdoret modeli “F24 – Versamenti con elementi identificativi”, kodet e të cilit janë përcaktuar ndërkaq nga zyra e Tatim taksave e nga sot janë edhe aktivë.

Me dekretin që botohet sot përcaktohen edhe kufijtë minimalë të të ardhurave për punëdhënësit, që ndryshojnë sipas llojit të punës (punë e varur apo punë shtëpiake), si edhe rtegohet si do të paguhen gjashtë muajt e prapambetur të taksave dhe kontributeve të kërkuara për legalizimin e marrëdhënies së punës.

Sapo teksti i btuar në Gazetën Zyrtare të jetë në dispozicion, do të mund ta gjeni të plotë në faqen “Speciale Sanatoria 2012” të Shqiptariiitalise.com, së bashku me një udhëzues të përgatitur nga ekspertët ligjorë të Stranieri in Italia.

Naufragio a Lampedusa, decine di dispersi

Vrasja e Mariolës. I shoqi gjykatësit: “Më tradhtonte, por nuk doja të arrija deri në këtë pikë”