Tre shqiptarë, dy burra, 36 dhe 25 vjeç, dhe një e re 20 vjeçare kanë përfunduar në pranga për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike
Romë, 11 shtator 2012 – Mëse 33 kilogramë marijuhanë u kapën në një automjet me targë shqiptare që sapo kishte mbërritur në portin e Barit nga Mali i Zi. Financierët zbuluan lëndën narkotike të fshehur në ndenjësen e pasme të makinës dhe brenda një hapësirë të telajos.
Janë arrestuar tre persona, te gjithë shqiptarë. Dy burra, 36 dhe 25 vjeç dhe një e re 20 vjeçare kanë përfunduar në pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe për kontrabandë doganore.
Llogaritet që marijuana e kapur ka një vlerë prej rreth 300 mijë eurosh.