in

Serbia merr statusin e vendit kandidat të BE-së

Ministrat e Jashtëm të BE-së rekomandojnë për Serbinë dhënien e statusit të vendit kandidat: “Ky rekomandim do të thotë që ne jemi gati të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE-së”
Për Edi Ramën, afrimi i Serbisë me BE-në nxjerr në dritë prapambetjen e Shqipërisë në këtë proces.

Tiranë, 28 shkurt 2012 – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian njoftuan zyrtarisht se kanë rekomanduar dhënien e statusit kandidat për Serbinë. Ministrat e BE-së kanë vlerësuar arritjet e Serbisë në përmbushjen e kritereve të kërkuara dhe theksuan se vendimi përfundimtar për statusin do të jepet në mbledhjen e 1 marsit të liderëve të BE-së.

“Jemi të kënaqur të themi se kemi rekomanduar statusin kandidat për Serbinë, pasi ka përmbushur kriteret. Prandaj vendosëm të rekomandojmë dhënien e statusit dhe të presim vendimin e liderëve të BE-së në mbledhjen e 1 marsit. Por natyrisht Serbia ka ende shumë për të bërë. Ky rekomandim do të thotë që ne jemi gati të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE-së.”- deklaroi për shtypin ministri i jashtëm francez Alain Juppe’.

Duke iu referuar hapave përpara të Serbisë të cilës më 1 mars i njihet përfundimisht statusi i vendit kandidat, Rama tha se kjo nxjerr në dritë prapambetjen e Shqipërisë në këtë proces. “Shqipëria, jo vetëm parakalohet nga Serbia, por po mbetet përsëri jashtë, duke dështuar si asnjëherë në historinë e vendeve të dala nga shpërbërja e perandorisë komuniste”, deklaroi ai.

Kreu i PS-së theksoi se për të tretën herë radhazi, kryeministri po mundohet ta fshehë dështimin e tij duke ngritur mjegullën e fajësimit të opozitës, e cila sipas tij “i ka bërë detyrat e shtëpisë të caktuara nga KE, ndërkohë që është qeveria ajo që nuk ka bërë ende asnjë nga detyrat e saj të drejtpërdrejta”.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare i jep kryeministrit kontrollin mbi “sekretin shtetëror”

Borghezio: “Basta modelle straniere, meglio le miss padane”