in

Shkodër. Panair i Krishtlindjeve në konsullatën italiane

Tiranë, 12 dhjetor 2011 – Konsullata italiane në Shkodër organizoi të dielën, në mjediset e saj, një panair të hapur me produktet e fermerëve dhe artizanëve të rajonit verior.

Sipas Roberto Andreotti, konsull i Italisë në Shkodër, këto lloj aktivitetesh, të cilat konsullata italiane i ka në traditën e saj të përvitshme, janë iniciativa që bashkojnë njerëzit. “Meqenëse jemi në prag të festës së Krishtlindjeve, aktiviteti në fjalë është quajtur Panairi i Krishtlindjeve”, është shprehur konsulli.

Në përfundim të panairit, për të pranishmit, Konsullata shtroi edhe një koktej duke ofruar disa prej asortimenteve të ekspozuara në panair, siç ishin verërat e prodhuara në zonën e Zadrimës, shoqëruar me produkte bulmeti dhe të sallameve karakteristike të kësaj zone.

Nga 1 korriku 2013 Kroacia vendi i 28-të në BE

“Jordan Misja” feston 65-vjetorin me koncert jubilar