in

Shkolla italiane. Më 15 janar nisin regjistrimet, edhe për bijtë e imigrantëve

Gjithçka bëhet në online përmes faqeve internet të ministrisë së Arsimit. Mund të paraqesin kërkesën dorazi pranë shkollave vetëm ata që janë pa leje qëndrimi

Romë, 9 janar 2015 – Nisin në mes të janarit regjistrimet për klasën e parë të fillores, të ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe për vitin e parë të shkollave të mesme për vitin e ardhshëm shkollor. Edhe këtë vit gjithçka bëhet online.

Duke filluar nga 12 janari, prindërit mund të regjistrohen në iscrizioni.istruzione.it, veprim i detyrueshëm edhe për ata që janë regjistruar njëherë vitet e shkuara, për të regjistruar në shkollë fëmijë të tjerë, për shembull. Por paraqitja e kërkesave do të nisë nga 15 janari, përmes të njëjtës adresë interneti, e kjo do të jetë e mundur deri më 15 shkurt.

Nuk është e nevojshme të nxitohet, nuk vlen rregulli (i flukseve për shembull) “fiton kush arrin i pari”. Nëse ka mëshumë kërkesa se vende në dispozicion, shkollat do të përdorin të tjera kritere vlerësimi përparësie që vendosen nga këshilli i institutit shkollor, si për shembull afërsia e shkollës me vendbanimin e nxënësit. Prindërit mund të shënojnë gjithsesi në kërkesë edhe dy shkolla “rezervë”, në rast se në shkollën e parapëlqyer nuk ka vende të lira.

Arsimimi, për rrjedhojë edhe regjistrimi në shkollë, është i detyrueshëm për të gjithë, edhe për bijtë e imigrantëve, të rregullt apo të parregullt qofshin. Në rastin se prindërit imigrantë janë me leje qëndrimi, procedura online që duhet të ndjekin është e njëjta si për italianët. Madje regjistrimi është i mundshëm edhe nëse i mituri akoma nuk ka kodin fiscal, sepse mund të  jetë i sapombrritur me bashkim familjar, për shembull (sistemi do të gjenerojë automatikisht një kod të përkohshëm).

Nëse prindërit nuk kanë leje qëndrimi në Itali, nuk mund të bëjnë regjistrimin online. Ata duhet të shkojnë personalisht në shkollën e zgjedhur për bijtë e tyre për të paraqitur kërkesën e regjistrimit. Mund ta bëjnë këtë gjë pa frikën e paditjes pranë autoriteteve të ruajtjes së rendit: në Itali e drejta e shkollimit të bijve të tyre është më e rëndësishme se lufta ndaj imigracionit klandestin.

Shqiptari i Italisë

 

 

Indrit Mema, il recordman delle strisce stradali

L’addio di un amico americano