in

SHQIPËRIA NUMËROI VOTAT{br}Edi Rama fiton Tiranën?

Ecuria e numërimit më 10 dhe 9 maj

Në Shqipëri vazhdon të numërohen votat e 8 majit. Koalicioni i majtë, Aleanca për të Ardhmen ka marrë apo kryeson në shumë nga bashkitë kryesore të vendit. Aleanca për Qytetarin kryeson apo ka fituar tashmë në Shkodër, Kukës, Lezhë. Surprizat e këtyre zgjedhjeve janë kryesimi i PS-së në Kavajë, humbja e Bollanos në Himarë, fitorja e kandidatit të PDIU-së në Rrogozhinë dhe zgjedhja e gruas së parë kryebashkiake, Adelina Fariçi kandidate e PS-së. Numërimi i votave, që mbetet pika më e dobët e zgjedhjeve, është i ngadalë dhe vazhdon në shumë komuna e bashki. Sot pritet edhe raporti paraprak i vëzhguesve të huaj.

TIRANË, KRYESON RAMA. POR MBETEN ENDE 199 KUTI PËR T’U NUMËRUAR

23.20 KQZ jep të dhënat pas numërimit të 286 kutive të votimit në Tiranë. Rama vazhdon të kryesojë me 72.497 vota kundrejt 72.138 të Bashës. Diferenca e ngushtë mes kandidatëve dhe numri i lartë i kutive të panumëruara akoma e bën të pamundur një parashikim të rezultatit për kryeqytetin.

DURRËS, PAS HAPJES SË 72 KUTIVE RRITET EPËRSIA E DAKOS MBI XHAFERAJN

22.30 Në Durrës, një tjetër nga bashkitë më të mëdha në vend, PS kryeson mbi PD.  Dako vazhdon të kryesojë mbi Xhaferajn, madje e ka thelluar rezultatin. Janë numëruar 72 kuti nga 165 dhe kryebashkiaku aktual Vangjel Dako kryeson me 15.295 vota ndaj ish-ministrit të kulturës Ferdinad Xhaferaj të PD-së që ka marrë 14.564.

TIRANË, RAMA 500 VOTA NË AVANTAZH

22:00 Në Tiranë janë numëruar 267 kuti votimi nga 485 kuti votimi: Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PS-së Edi Rama është në avantazh me 500 vota mbi kandidatin e PD-se, Lulzim Basha: 67.927 vota, kundrejt 67.427.

EDI RAMA PREZANTON NJË TJETËR GRUA FITUESE TË PS

21:30 Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një komunikim me mediat të martën në mbrëmje falenderoi qytetarët në të gjithë vendin që mbështetën dhe u besuan kandidatëve të koalicionit opozitar “Aleanca për të Ardhmen”.
Kreu i PS-së, prezantoi përfaqësuesen e opozitës, Rajmonda Balilaj, e cila u shpall fituese për postin e kryetares së bashkisë Patos, theksoi fitoren e PS-së në Tiranë.   
“Më vjen mirë që kemi marrë besimin e qytetarëve deri në jug. Jemi në rrugën e zgjatjes së gjerdanit të fitoreve, në Berat, Fier, Lushnjë etj”, nënvizoi Rama.

TIRANË, RAMA KALON NE AVANTAZH

19:55 Me llogaritjet e fundit te te dhenave pas mbylljes se 256 kutive te votimit nder 485, Edi Rama ka kaluar serish ne avantazh me 312 vota ndaj Bashes.  Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PS-së Edi Rama ka marre deri tani 64.795 vota, kundrejt 64.483 votave të Lulzim Bashes. Gjate tere dites Basha kryesonte me disa qindra vota me shume por me perfshirjen e disa kutive ne njesine 10 qe mbaheshin peng i konfliktit mes numeruesve, Edi Rama filloi dalengadale revanshin ne vota duke arritur edhe kapercimin. 48 ore nga mbyllja e votimeve Tirana ka te numeruara dicka me shume se gjysmen e kutive te votimit.

VLORË, FITON KANDIDATI SOCIALIST ME NJË DIFERENCË PREJ 5.036 VOTASH

18.55 Përfundon me fitoren e Shpëtim Gjikës, kandidat i Aleancës për të Ardhmen procesi zgjedhor në Vlorë. Ai konfirmohet për të tretën herë kryebashkiak i qytetit me 23.086 vota kundrejt 18.055 të kundërshtarit të tij.

TIRANË, RAMA NIS REVANZHIN: VETËM 157 VOTA LARG BASHËS  

18.00 Në Tiranë janë numëruar tashmë 233 kuti ndër 485. Basha ka 58.137 vota kundrejt 57.980 të Edi Ramës. Diferenca mes tyre është vetëm 157 vota.

KAMËZ, FITON KANDIDATI MZIU, I AKUZUAR PËR NGACMIME SEKSUALE NDAJ NJË PUNONJËSEJE TË BASHKISË

17.25 – Pas numërimit të të gjitha kutive të votimit në Kamëz fiton kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Xhelal Mziu, kryebashkiak i Kamzës në katër vitet e fundit,  i akuzuar para disa ditesh publikisht nga një punonjëse e bashkisë për ngacmime seksuale. Ka marrë 15.952 vota ndaj 13.099 votave të kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Rakip Suli.

BERATI MBETET ROZË

17.25 Në Berat  përfundon procesi i numërimit të 74 kutive. Fiton socialisti Fadil Nasufi  që do të vazhdojë të jetë kryetari i bashkisë.

TIRANË, 224 KUTI NDER 485  RAMA 390 VOTA POSHTE BASHES

17.05 Sipas KQZ-së, në Tiranë janë numëruar 224 kuti. Lulzim Basha ka marrë 55.994 vota, Edi Rama 55.604

ELBASAN, THELLOHET REZULTATI NË FAVOR TË SOCIALISTIT SEJDINI

17.00 Në Elbasan thellohet rezultati në favor të kryetarit të tanishëm të bashkisë, Qazim Sejdini, të PS-së. Kur janë hapur 40 nga 96 kutitë,  kandidati rozë ka marrë 11.039 kundrejt 7.276 të Durim Hushit, kandidat i LSI-së.

TIRANË, 214 KUTI NDER 485, NGUSHTOHET DIFERENCA POR BASHA ENDE PARA ME 469 VOTA

16.20 Kur janë hapur 214 kuti, Basha kryeson me 53.822 vota, kundrejt 53.353 të Ramës. Ngushtohet në 469 diferenca mes tyre. Nje ore e 7 kuti me pare, diferenca ishte 607 vota.

KAVAJA PER HERE TE PARE SOCIALISTE, RAMA PREZANTON ROSHIN

16.00  “Fitore historike për PS në mbarë Shqipërinë” ka deklaruar Rama ndersa ka prezantuar triumfalisht kryetarin e pare socialist te Bashkise se Kavajes pas 20 vjeteve pluralizem. Elis Roshin, perfaqesues i Aleances per te Ardhmen fitoi me 6008 vota fitoi kunder 5128 votave që mori kandidati demokrat Refik Rrugeja, per here te trete radhazi kandidat per kryetar bashkie ne Kavaje. Qe prej vitit 1991 dhe zgjedhjeve te para pluraliste lokale, Kavaja eshte qeverisur ekzkluzivisht nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

DURRËS, 52 KUTI NDER 165, DAKO NIS SHKEPUTJEN ME 263 VOTA, DY ORE ME PARE E NDANTE NJE VOTE

15.30 Dako kapercen Xhaferajn me 263 vota. Janë numëruar 52 kuti dhe kryebashkiaku aktual Vangjel Dako i PS-se kryeson me 11.254 vota ndaj ish-ministrit të kulturës Ferdinad Xhaferaj të PD-së që ka marrë 10.991. Dy orë më parë, kur ishin numëruar 43 kuti, dy kandidatët i ndante vetëm një votë.

TIRANË, 207 KUTI NDER 485, BASHA PERPARA ME 607 VOTA

15.25 Në 207 kuti të numëruara janë 52.240 votat në favor të Bashës dhe 51.633 ato në favor të Ramës.

TIRANE, 202 KUTI NDER 485, BASHA THELLON DIFERENCEN ME 534 VOTA

15:00 Vazhdon thellohet epërsia e Bashes ndaj Ramës me kutitë e numëruara deri tani. Pas 202 kutive të hapura ndër 485,  Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 50.798 kundrejt  Ramës që ka 50.264 vota me një diferencë pra prej 534 votash. Një orë më parë me 196 kuti të numëruara, Basha ishte përpara me 420 vota, ndërsa në orën 12.00, me 183 kuti printe me 312 vota. Procesi i numërimit vazhdon të mbetet i bllokuar në shumicën e KZAZ-ve për shkak te konflikteve mes komisonerëve dhe ndërhyrjeve te partive.

PS: PD PO BLLOKON NUMËRIMIN NË NJËSINË 5 KU FITUES ËSHTË RAMA

14.15 Partia Socialiste akuzon Partinë Demokratike se po bllokon numërimin në KZAZ nr 49, në njësinë nr 5 dhe i kërkon KQZ të marrë vendim për shkarkimin e komisionerëve të PD, sic i shkarkoi në njësinë nr 10. Zëdhënësja elektorale e PS, Mimi Kodheli tha se ndëprerja e numërimit në këtë njësi është e qëllimshme.

TIRANE, NUMERIMI PEZULL NE SHUMICEN E KZAZ-VE, PS AKUZON PERGATITJE PER MANIPULIM

14.05 Ndersa thellohet diferenca mes Rames dhe Bashes ne favor te ketij te fundit, numerimi eshet ndalur ne 7 nga 11 KZAZ-te e Tiranes.  Sipas Partise Socialiste shifrat e paraqitura nga KZAZ jane selektive dhe se epersia e Bashes vjen si pasoje e perzgjedhejs se kutive nga zona ku votohen blu. Partia socialiste eshet shprehur se kjo strategji perzgjedhjeje dhe zvarritjeje eshte e qellimshme per te krijuar iluzionin e nje beteje te forte te Bashes veç per te lejuar manipulimin e votave pas dites se neserme kur parashikohet te largohen vezhguesit e huaj.

TIRANE, 196 KUTI NDER 485, BASHA EDHE ME PERPARA, ME 420 VOTA

13.55 Trembedhjete kutite e numeruar ne dy oret e fundit e kane thelluar epersine e Lulzim Bashes ndaj Edi Rames. Te dhenat e fundit te KQZ-se qe i referohen rezultatit te 196 kutive, japin  49377 vota per Bashen kundrejt  Ramës me 48907 vota. Ritmet e numerimit priten te ngadalesohen edhe me pas perplasjeve mes komisonereve qe nje dy KZAZ kane cuar deri ne shkarkimin e disave prej tyre, perfaqesues te Partise socialiste.

DURRES, DY KANDIDATET ‘KOKE ME KOKE’, I NDAN VETEM NJE VOTE

13.15 – Prej oresh vec nje grusht votash i ndan i bashkon e i rindan dy kandidatet per Bashkine e Durresit, kryebashkiakun aktual Vangjel Dako i PS-se dhe ish-ministrin e kultures Ferdinad Xhaferaj i PD-se. Pas numërimit të 43 kutive nga 165, mes tyre e ben ndryshimin vetëm një votë: Dako ka 9499 vota ndërsa Xhaferri 9498 vota.

PD FITON SERISH NE GERDEC, VORA RIKONFIRMON KRYEBASHKIAKUN E SHPERTHIMIT

13.05 – PD fiton serish edhe në Gërdec, ku Fiqiri Ismaili i “Aleanca për Qytetarin” del fitues i procesit zgjedhor për Bashkinë e Vorës me 4349 vota, kundrejt PS me 3425. Fiqiri Ismaili ka qene kryetar i Bashkise se Vores , qe perfshin edhe territorin e Gerdecit, edhe gjate kater viteve te shkuara. Pas shperthimit te 16 marsit 2008 ku humben jeten 27 persona e u plagosen dhjetra te tjere, Ismaili u mor ne pyetje gjate procesit nje vit me pare ku deklaroi se nuk ishte ne dijeni te asaj çka ndodhte ne territorin nen administraten e tij.  “Shihnim makinat në Gërdec, por unë nuk kisha asnjë kompetencë për të marrë informacione se cfarë bëhej aty.” pat deklaruar Kryetari i Bashkise se Vores i konfirmuar sot edhe per mandatin e ri.

LSI FITON COROVODEN

12. 20 – Kandidati i LSI-së per Bashkinë e Corovodës ka fituar me 1710 vota kundrejt atij te PS qe merr 1200. Pas Lezhes, ky eshte kandidati i dyte i LSI-se qe ka fituar ne keto zgjedhje ku per here te pare LSI paraqitet si aleate e PD-se kunder kandidateve te majte.

TIRANE, 183 KUTI NDER 485, BASHA PERPARA ME 312 VOTA

12.00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo publikoi rezultatet e fundit: deri tani kryeson kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha me 312 vota para kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama. Nga rezultatet paraprake rezulton se Edi Rama ka 46 270 vota, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 46582 vota. Deri në këto momente në Bashkinë e Tiranës janë numëruar 183 qendra votimi nga 485 qendra votimi që janë në gjithë kryeqytetin

TIRANE, TENSION MES NUMERUESVE, KQZ SHKARKON KOMISONERET E PS-SE

11.50 – KQZ sapo ka vendosur shkarkimin e grupeve të numëruesve PS në KZAZ 54 në njësinë 8 te Tiranes. PS duhet të zevendesoje numëruesit e shkarkuar brenda nje ore. Grupet e numërimit braktisën vendin e punës duke lënë fletët e votimit të shpërndara jashtë kutive. Tension edhe ne  KZAZ–në e njësisë 9 ku numërimi ka mbetur pezull. Të dyja palë fajësojnë njëra tjetrën për obstruksionizëm.

PDIU FITUESE EDHE NE LIBRAZHD, KAPERCEN LSI-NE NE PERFAQESIMIN VENDOR

11.30 – Në bashkinë Librazhd ka fituar me 400 vota në avantazh kandidati  i PDIU-se, Shefki Cota, i cili kandidonte per “Aleanca për qytetarin” përballë kandidatit të PS, Enver Koçi. Cota eshte kandidati i dyte i partise çame qe arrin te fitoje nje bashki pas fitores se djeshme ne Rrogozhine. MEs aleateve et PD-se, PDIU kapercen keshtu LSI-ne ne perfaqesimin vendor pasi vec kandidati i Lezhes nga gjashte kandidatet e partise se Ilir Metes, ka fituar.

VLORE, SHKEPUTET KANDIDATI I PS-se

10:50 – Me 10732 vota kundrejt 8689 te kundershtarit te tij, Shpetim Gjika i PS-se duket se po shkon drejt fitores pas numerimit te 35 nga 86 kutite e votimit.

ELBASAN, PS 2500 VOTA EPERSI

10:45 – Në Elbasan kandidati roze Qazim Sejsini, aktualisht kryetar i bashkise, ka 7461 perballe 4685 votave te kundershtarit te tij Durim Hushi ndersa jane numeruar 27 nga 96 kutite e votimit. Hushi, ish aneta i PS-se i perjashtuar prej saj pasi votoi zgjedhjen e presidentit Topi, paraqitet nen ngjyrat e LSI-se.- 

NUMERIMI NE NGERC, BASHA NE KRYE

10:30 – Në Tiranë janë numëruar 181 kuti nga 485. Lulzim Basha kryeson me 46110 vota kundrejt  Ramës qe ka 45879 vota. Ne disa KZAZ e njësi  numerimi eshte ndalur.

KUTITE E FUNDIT I SJELLIN VOTA BASHES QE THELLON SHKEPUTJEN

08:50 – Janë hapur 180 kuti, dhe Lulzim Basha thellon rezultatin me 45.891 vota kapërcen Edi Ramën që ka marrë 45.697.

8 VOTA, BASHA KAPERCEN RAMEN

08:00 – KQZ jep shifrat më të fundit për Tiranën: kur janë hapur 179 kuti, për herë të parë Lulzim Basha me 45.609 vota kapërcen Edi Ramën që ka marrë 45.601 vota.

REZULTATI PERFUNDIMTAR NE 29 BASHKI: PS 18 –  PD 11

06:00 – Janë 29 komunat ku numërimi i votave ka mbaruar që më 9 maj. I kanë shkuar Aleancës për Qytetarin: Kukës, Lezhë, Peshkopi, Rrogozhinë (PDIU), Pukë, Bajram Curri, Peqin, Cërrik, Leskovik, Bilisht, Delvinë. Ka fituar Aleanca për të Ardhmen në Gjirokastër, Sarandë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Ballsh, Burrrel, Kuçovë, Krumë, Gramsh, Memaliaj, Maliq, Rubik, Rrëshen, Ersekë, Polician, Urë Vajgurore, Divjakë.

RAMA NE AVANTAZH

05:00 – Gjatë natës, numri i kutive të numëruara në Tiranë arrin në 162 nga 485. Edi Rama vazhdon të kryesojë me 41.131 vota kundrejt 40.886 të Lulzim Bashës.

KAVAJA BEHET ROZE

04:00– Në Kavajë ku janë numëruar 28 kuti nga 30 gjithsej, vazhdon të kryesojë Aleanca për të Ardhmen me 5.403 kundrejt 4.632 votave të Aleancës për Qytetarin.

Lexo edhe: SHQIPËRIA VOTOI – Rezultatet në kohë reale

 

Romë. Qindra punonjës protestojnë kundër zhvendosjes së punës në Shqipëri

KQZ RINUMËROI VOTAT{br}Basha shpallet kryebashkiak të Tiranës