in

Shqiptarët e Italisë në tregun e punës


Kualifikimi dhe të ardhurat e shqiptarëve në Itali

Rreth 50% e shqiptarëve bëjnë punë krahu të kualifikuar (kundrejt 29,2% e jokomunitarëve në përgjithësi), 28% kryejnë punë krahu të pakualifikuar (shumë më e ulët se 39% e jokomunitarëve në përgjithësi), nëpunës, punonjës shitjesh dhe shërbimesh personale 17,8% (kundrejt 25% të të gjithë jokomunitarëve). Së fundi, 4,6% e punonjësve shqiptarë – pak a shumë e njëjta përqindje si për të gjithë jokomunitarët në përgjithësi – janë drejtues e profesionistë në fushën intelektuale dhe teknike.  

Të ardhurat e të punësuarve shqiptarë janë mesatarisht më të larta se ato të jokomunitarëve në përgjithësi. Mbi gjysma e punonjësve shqiptarë fiton mbi 1.000 euro në muaj (kundrejt 39,5% e jokomunitarëve që fitojnë po kaq). Përsa i përket fitimeve, grupi më i madh përbëhet nga shqiptarëve me të ardhura 1.001-1.250 euro (26,8% e të gjithë  të punësuarve të varur shqiptarë) dhe ata me të ardhura 751-1.000 euro (23,2%). Rreth 8% e shqiptarëve fitojnë mbi 1500 euro në muaj.

Lexo edhe: Komuniteti shqiptar në Itali në shifra

K.B. / Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Lega: “Ligje speciale kundër imigrantëve për t’u mbrojtur nga pushtimi”

Burgim të përjetshëm për Dritan Demirajn. Dënimi i kërkuar nga prokuroria