in

Shtetësia italiane. A mund të paraqes kërkesë edhe pse u ktheva për pak kohë në atdhe?

Këtë vit mbush 10 vjet rezidencë në Itali të nevojshëm për kërkesën e shtetësisë, por për arsye të rënda familjare më është dashur të kthehem për ca muaj në atdhe. A mund të paraqes kërkesën e shtetësisë apo periudha që kam jetuar jashtë Italie më prish punë?

Me qarkoren K.60.1 e 5 janarit 2007, ministria e Brendshme ka sqaruar që mungësat e mundshme të përkohhshme nga territori italian nuk duhet të paragjykojnë kërkesën e shtetësisë vetëm nëse i interesuari ka ruajtur rezidencën ligjore në Itali. Por është e rëndësishme që i huaji të tregojë me dokumentacion të përshtatshëm që largimet nga territori italian kanë qenë vërtet të përkohshme e të motivuara.

Me këtë qarkore, Ministria e Brendshme deshi të japë një linjë interpretimi më flesibël lidhur me kriterin e rezidencës për kërkesën e shtetësisë për natyralizim, duke i lejuar kështu të huajit që është larguar përkohësisht nga territori italian për motive të justifikuara, të paraqesë kërkesën për shtetësinë. Në fakt, përpara kësaj qarkoreje, ndërprerja e qëndrimit në Itali sillte humbjen e kriterit të rezidencës së pandërprerë dhe të vazhdueshme.

Duhet mbajtur parasysh që ruajtja e rezidencës ligjore në Itali do të thotë që i interesuari rezulton i regjistruar në regjistrin e popullsisë rezidente në komunë edhe gjatë periudhës së mungesës, si edhe ëshë i pajisur me dokument qëndrimi të vlefshëm për të gjithë harkun kohor gjatë të cilit nuk ka jetuar në Itali.

Kështu, për shembull, nëse i huaji – për motive studimi, pune apo familjare – është larguar përkohësisht në një vend tjetër, por gjatë kësaj periudhe mbajtur rezidencën në Itali, pra rezulton i regjistruar në Gjendjen Civile të komunës, dhe gjatë gjithë kohës ka pasur lejeqëndrim të vlefshëm, ai mund të paraqesë pa asnjë problem kërkesë shtetësie për rezidencë, sipas nenit 9 të ligjit nr. 91/1992.

Kjo linjë interpretuese aplikohet edhe për ata që “bëjnë deklaratë të vullnetshme” për marrjen e shtetësisë italiane kur mbushin 18 vjeç sipas nenit 4 të ligjit nr. 91/1992. Në këtë mënyrë, i huaji i lindur dhe i rritur në Itali mund të përmbyllë rrugëtimin e vet të integrimit me shtetësinë pa e paragjykuar atë nga periudha të shkurtra largimi nga territori italian.

Maria Elena Arguello, Stranieriinitalia.it

In italiano: Cittadinanza. Sono stato fuori dall’Italia per un po’, posso lo stesso presentare la domanda?  

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

 

 

Bashkimi familjar. Mund të sjell në Itali bijtë e time shoqeje?

Salvini: “Ripuliamo le città dagli immigrati”. Sindacati di Polizia prendono le distanze