“Nuk është temë ideologjike, duhet t’ia dalim mbanë të gjejmë një pikë mirëkuptimi. Edhe nëse nëse nuk ka ministri integrimi nuk mungon vëmendja ndaj kësaj teme”
Romë, 26 shkurt 2014 – “Mungesa e disa Ministrive nuk është për mungesë vëmendjeje ndaj temave të veçanta, duke filluar nga reforma e shtetësisë për brezat e dytë”. Kështu është shprehur të hënën, më 25 shkurt në Dhomën e Deputetëve kryeministri Matteo Renzi, në replikën e tij ndërhyrjeve të parlamentarëve para dhënies së votëbesimit qeverisë së tij. Pak më parë, deputeti i PD-së Khalid Chaouki kishte shprehur keqardhje për mos-konfirmimin e mini8strisë së Integrimit dhe kish kërkuar që “reforma e shtetësisë të mbetej me forcë në agjendën e qeverisë”.
Për kryeministrin është banale, e thjeshtë, se njohja e shtetësisë “fëmijëve që kanë mbiemra të vështirë për t’u shqiptuar, por që jetojnë bashkë me bashkë me fëmijët tanë, kanë lindur në të njëjtin qytet, janë rritur në të njëjtin kopsht, shkojnë në të njëjtën shkollë, kanë ndjekur të njëjtin cikël shkollor, që bëjnë tifozllëk për të njëjtën skuadër futbolli, e që, pse jo, janë të lidhur me njëri-tjetrin nga një miqësi e ngushtë, nuk është një temë ideologjike, ka të bëjë me respektin që i detyrohemi fëmijëve”.
“Unë do të vazhdoj – ka shpjeguar Renzi – të ruaj në zemër diskutimin e bërë mes dy vajzave të vogla: njëra quhet Maria e tjetra Fatima. Në takimin mes dy çupave, ajo me prindërit itaianë thotë: “Pse Fatima nuk është italiane ndërsa unë jam?” E megjithatë të dyja kanë theksin fiorentin, e do të kenë të njëjtat shije e të njëjtin sistem vlerash”.
“Ja pra, tema është të gjejmë një pikë miurëkuptimi, mes atyre që mendojnë se duhet një ius soli i pastër si në Amerikë e të tjerëve që mendojnë se nuk duhet ndryshuar ligji aktual: nuk është vlerë negative të dish të dëgjosh, nuk është vlerë negative të dish të ndash idenë e tjetrit” ka nënvizuar kryeministri.
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)