in

Shtetësia: Kohët e pritjes shumë të gjata, ç’mund të bëjmë?

Jam shqiptar dhe kam kërkuar shtetësinë italiane për natyralizim përpara katër vjetësh, por ende nuk kam marrë përgjigje. Sa herë që pyes më përgjigjen se kërkesa ime është për shqyrtim. Ç’mund të bëj?

Afati i përmbylljes së praktikave që kanë të bëjnë me vendimet për dhënien e shtetësisë italiane, është 730 ditë.

Kjo periudhë kohe, që me fjalë të tjera është dy vjet, llogaritet që në datën e paraqitjes së kërkesës të shoqëruar nga dokumentet e rregullta dhe të plota.

Nuk është një afat i prerë (termine perentorio), në fakt në shumë raste administrata e përfundon procedurën në një kohë më të gjatë. Kur kalon shumë kohë nga afati prej 730 ditësh, personi i interesuar mund të ftojë dhe të paralajmërojë (diffida) administratën për përmbushje detyre  brenda një kohe të caktuar.

Ligji 241/90 mbi procedimin administrativ ka vendosur gjithashtu që subjekti i interesuar të cilit administrata nuk i jep përgjigje për një paralajmërim për përmbushje detyre, mund t’i drejtohet drejtpërdrejt TAR-it (Gjykata Administrative Krahinore). Këtu ai mund të paraqesë ankesë për paligjshmërinë e  heshtjes për mosplotësim të procedurës dhe t’i kërkojë gjykatës të urdhërojë administratën publike që të marrë masa.

Mbaj parasysh gjithsesi që zakonisht pritja e përgjigjes për shtetësinë zgjat shumë dhe ka shumë mundësi që së shpejti të thirresh nga zyra kompetente e prefekturës. Ndaj të këshilloj të kontrollosh se në ç’pikë ka arritur praktika jote duke u lidhur me sitin e ministrisë së punëve të brendshme.

Nga 5 korriku i 2010 kjo ministri ka krijuar mundësinë për të kontrolluar on-line në kohë reale se në ç’pikë është kërkesa.

Avv. Mariangela Lioy

“Roma Kryeqytet”, takim me të huaj në Bashki

Çek familjar për të huajt me kartë qëndrimi