in

Shtohen dhuruesit e huaj, ndërsa mbeten të paktë italianët

Festohet Dita e 14-të Ndërkombëtare e dhuruesve të gjakut

Romë, 13 qershor 2011 – Sipas të dhënave të fundit të shoqatave, të dhëna me rastin 14 qershorit, Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, dhuruesit italianë janë rreth  1.700.000, 4,4% e popullatës në moshë të përshtatshme.

Nga Fidas (Federata Italiane e shoqatave të dhurimit të gjakut) e Vicenzës, shoqata e parë e Venetos, që mbledh 4 grupe Avis, Rds Bassano, Adosalbi-Campese dhe Trevisan-Montecchio Maggiore, deklarojnë se të huajt përbëjnë 10% të dhuruesve aktivë.

“Në vitin 2010 – deklaroi Giuseppe Munaretto, kryetari i Fidas Vicenza, – kemi arritur kuotën e 36.208 dhurimeve me 18.500 të regjistruar aktivë”. Dhuruesit e huaj aktivë janë rreth 2.000.

“Dhuruesit emigrantë po shtohen – shtoi Giuseppe Munaretto, kryetari i Fidas Vicenza,- mes tyre ka shumë shqiptarë dhe marokenë. Shpesh ata afrohen në mënyrë spontane, herë të tjera nëpërmjet shoqatave, e jo rrallë ata sjellin bashkatdhetarë të tjerë. Edhe ky është një sinjal i rëndësishëm, që duhet kultivuar sepse prania e tyre do të thotë limfë e re për vullnetarët”.

Lexo edhe: Vëllezër gjaku

Sanatore edhe me dy dëbime. Hidhet në gjyq ministria e Brendshme

Shqiptari klandestin a mund të aplikojë për pasaportë biometrike në konsullatë?