in

Shuhet Steve Jobs, babai vizionar i kompanisë Apple

Steve Jobs, babai vizionar i pajisjeve kompjuterike Apple, i cili ka ndihmuar në transformimin e botës hi-tech, ka vdekur në moshën 56-vjeçare. Është krijuesi i një prej kompanive më të suksesshme në botë, Apple Inc. Solli një seri produktesh vizionare që ndryshuan jetën e njerëzve.

Shpiku Macintosh, iPod, iPad dhe iPhone. Steve Jobs do të mbetet  njeriu mendjendritur që arriti të gjejë pikëtakimin mes teknologjisë dhe kulturës pop, që afroi figurën e menaxherit me atë të një rrokstari. Solli një seri produktesh vizionare që ndryshuan jetën e njerëzve.

Vdekja e Jobs u bë e ditur përmes një deklarate të kompanisë Apple të lëshuar mbrëmjen e së mërkurës: “Steve Jobs ndërroi jetë. Kush ka pasur fatin të ketë njohur e të ketë punuar me Steve, ka humbur një mik të shtrenjtë e një lider frymëzues. Steve lë pas një kompani që vetëm ai mund të ndërtonte dhe shpirti i tij do të jetë themeli i Apple”.

Familja e tij në një deklaratë tha se ai kishte vdekur “paqësisht”, i rrethuar nga pjesëtarët e familjes: “Steve vdiq në qetësi sot i rrethuar nga familja e tij. Në jetën e tij publike, Steve ishte i njohur si një vizionar; në jetën e tij private, ai i falte lumturi familjes së tij. Jemi mirënjohës ndaj të gjithë njerëzve që mbështetën Steve gjatë vitit të fundit të sëmundjes së tij. Jemi mirënjohës ndaj mirësjelljes dhe mbështetjes së atyre që ndajnë me ne dëshpërimin për humbjen e Steve. E dimë që shumë nga ju e ndajnë vuajtjen me ne dhe ju kërkojmë të respektonin privatësinë tonë në këto momente”.

Jobs luftonte me një formë të rrallë të kancerit në pankreas dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje në vitin 2009. Në gusht i dha dorëheqjen nga rolet e tij operative, edhesi President  i Apple gjë që paralajmëroi se këtë radhë shpresat e një shërimi të mundshëm po mpakeshin.

Steve Jobs shihej si forca kryesore lëvizëse pas vendosjes së trendeve të kompjuterëve Apple dhe produkteve elektronike si komjuteri Mac, iPod dhe iPhone. Në një deklaratë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama përshëndeti Jobs si një nga “inovatorët më të mëdhenj amerikanë” duke thënë se ai ishte “mjaft i guximshëm sa të mendonte ndryshe nga njerëzit e tjerë, dhe mjaft i talentuar sa të ridimensiononte tërë industrinë dhe të transformonte jetën”. 

Lexo edhe: Steve Jobs, vizionari që vuri talentin e tij në shërbim të Apple-it

Ish ambasadori Withers, letër shqiptarëve: “Ne themi të vërtetën, edhe kur nuk ju pëlqen”

Steve Jobs, vizionari që vuri talentin e tij në shërbim të Apple-it