Procedura për aktivizimin e një stazhi
Kompania që ka interes t’i ofrojë një stazh shtetasit jo komunitar me banim jashtë vendit, duhet të kontaktojë një ent promotor për të nënshkruar një marrëveshje të posaçme e projektin e trajnimit.
Punëdhënësit me jo më shumë se pesë të punësuar të përhershëm mund të aplikojnë vetëm për një praktikant. Kompanitë që kanë gjashtë deri në nëntëmbëdhjetë punonjës të përhershëm, mund të kërkojnë jo më shumë se 2 stazhierë njëkohësisht.
Kompanitë me më shumë se njëzet të punësuar të përhershëm mund të aplikojnë për një numër praktikantësh jo më të madh se 10% e punonjësve të saj.
Kush duhet kontaktuar për të aktivizuar stazhin
– qendrat për punësim;
– universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë shtetërore dhe jo-shtetërore të kualifikuar për lëshimin e titujve akademikë;
Kompania që ofron stazhin, është e detyruar të bëjë me shpenzimet e veta, sigurimin e praktikantit kundër aksidenteve në punë dhe për përgjegjësinë kundrejt palës së tretë dhe mund bëjë një rimbursim të shpenzimeve. Kompania është gjithashtu e detyruar të mbulojë shpenzimet e jetesës dhe të banesës për stazhierin dhe të marrë përsipër shpenzimet e udhëtimit për kthimin e tij në vendin e origjinës.
Pasi nënshkruhet marrëveshja dhe projekti trajnues, enti promovues kërkon një autorizim të veçantë të Rajonit kompetent, i cili verifikon ligjshmërinë, saktësinë dhe përshtatshmërinë e projektit dhe stazhit te ofruar me karrierën profesionale dhe përgatitjen e shtetasit jo komunitar.
Nëse Rajoni e gjykon pozitivisht projektin, ai aprovohet dhe i lëshohet një kopje e vërtetuar kompanisë.
I huaji duhet të paraqitet pranë Konsullatës italiane në vendin tuaj me programin e trajnimit të miratuar nga rajoni dhe të kërkojë një vizë hyrjeje për arsye trajnimi profesional.