in

Sipërmarrësi Shpendi Ndreu, kryetari i ri i shoqatës Scanderbeg të Parmës

Shoqata Scanderbeg e Parmës, ndër më aktivet e shqiptarëve në Itali, ka përtërirë grupin e saj drejtues me anë të zgjedhjeve.

Më 14 prill, asemblea e shoqatës Scanderbeg të Parmës është mbledhur për të zgjedhur grupin e ri që do ta drejtojë deri në vitin 2016. Fillimisht janë zgjedhur 9 anëtarët e këshillit të ri drejtues. Ky së bashku me përfaqësuesit e Sporti ASD Scanderbeg, Danza Scanderbeg dhe Forumi Studentor Scanderbeg, organizma të krijuar në gjirin e shoqatës por që kanë një organizim në vete, kanë votuar për zgjedhjen e kryetarit të shoqatës. Me tetë vota (ndër 12) është zgjedhur kryetar Shpendi Ndreu dhe nënkryetare Vojsava Tahiraj. Deri tani, kryetar i shoqatës ishte avokati Gentian Alimadhi.

Kryetari i sapozgjedhur, Shpendi Ndreu, sipërmarrës 43-vjeçar, prej vitesh është aktiv në shoqatë, i pakursyer në financimin e aktiviteteve të saj (është, për shembull, sponsori kryesor i skuadrës së futbollit Scanderbeg).

Grupi drejtues i shoqatës Scanderbeg të Parmës për vitet 2013-2016:

Shpendi NDREU – Kryetar
Vojsava TAHIRAJ – Nënkryetare
Aurora SOLLAKU
Durim LIKA
Erion BEGAJ
Indrit CELA
Marion GAJDA
Nevila BRAHO
Saviola VOKOPOLA
Bujar TABAKU – Përfaqësues i skuadrës së Futbollit “ASD Scanderbeg”
Bajram HILA – Përfaqësues i “Danza Scanderbeg”
Denisa DEDEJ – Përfaqësues i “Forum degli Studenti Scanderbeg F.S.S.P”

 

Consiglio d’Europa: “In Grecia razzismo e violenze contro gli immigrati, lo Stato risponda”

Timore pre-elettorale