in

Sjell nga Shqipëria 3 breshka të rralla, paditet

Italia ndalon tregtimin ndërkombëtar të specieve që rrezikojnë zhdukjen, si kafshë, ashtu dhe bimë të egra

Romë, 20 qershor 2012 – Në Doganën e portit të Brindisit është ndaluar një emigrante shqiptare që transportonte në makinë tre breshka toke, “Testudo Hermanni” është emri i tyre shkencor. Breshkat u sekuestruan ndërsa shtetasja shqiptare është paditur për përpjekje importimi të kafshëve të rralla. Italia ka ratifikuar përpara 32 vjetësh Konventën e Ëashingtonit, dokument që parashikon rregulla shumë të rrepta në  tregtimin ndërkombëtar të specieve që rrezikojnë zhdukje, si kafshë, ashtu dhe bimë të egra.

Është e disata herë që në pikat kufitare në jug të Italisë ndalohen shtetas shqiptarë më specie të rralla të sjella nga Shqipëria. Herë bëhet fjalë vërtet për kafshë të sjella për tregti, herë të tjera për mosnjohje të rregullave ndërkombëtare. Në shtator të vitit 2010, në portin e Barit u zbuluan 65 breshka toke të transportuara nga një shtetas shqiptar pa autorizimet e përshtatshme. Po në shtator të atij viti në portin e Tristes, një pasagjer shqiptar i posazbritur nga anija Venezia, e nisur nga Durresi, u bllokua nga policia doganore. Ai kishte në bagazh një koral i madh, me peshe gati 2 kg dhe pa asnjë dokument që dëshmonte prejardhjen e tij. Ne këtë rast gjoba e parashikuar ishte deri 6 mijë euro.

CIE Kushtojnë 200 mijë euro në ditë, të padobishme në 50% të rasteve

Oggi la Giornata Mondiale del Rifugiato. 800mila in fuga nel 2011