in

Snai, kuota e Italisë për fitoren e EURO 2016 zbret në 6,00

Nëse fillimisht mendohej si fituese e favorizuar Gjermania, tani duket më e lehtë për Francën. Tejet e përmirësuar pozita e Italisë pas eliminimit që i bëri Spanjës

Romë, 29 qershor 2016 – Italia ka eliminuar Spanjën, dy herë kampione në fuqi, me rezultatin 2-0 në ndeshjen për 1/8 e finaleve dhe do të ndeshet me Gjermaninë në çerekfinalet e Euro 2016.

Falë këtij rezultati, Italia ka progresuar në kuotat e kompanisë Snai për fitimin e Euro 2016. Brenda 24 orëve kuota e Italisë shkoi nga 13,00 në 6,00.
Tashmë mendohet se mund të jeë fituese e EURO 2016 Franca,  kuotat e të cilës kanë zbritur në në 3,75 nga 5,25 që ishte.

Hapa pas për Gjermaninë, që ka hipur në kuotën 4,00. Pas saj vjen Belgjika me 5,00 dhe Portugalia me 8,00.

Snai thotë se megjithëse është vështirë që Islanda të fitojë Kampionatin, pas fitores me Anglinë, kuota e saj ka shkuar nga 150,00 – 175,00, në 40,00. Kuota e debutantit tjeter, Uellsit, është 30,00 ndërsa e Polonisë 20,00.

 

EURO 2016. Formacioni ideal i 1/8 të finaleve të kompeticionit

“Dy vjet për të kërkuar punë e sanatore për ata që kanë humbur lejeqëndrimin”