Deri tani u rezervohej vetëm rezidentëve italianë. Ligji financiar i qeverisë e parashikon edhe për shtetasit jo italianë, komunitarë ose jokomunitarë me kartë qëndrimi
Romë, 15 teetor 20123 – Social Card, e thënë shqip, karta sociale, mund të përfundojë edhe në xhepat e imigrantëve, me kusht që të kenë kartën e qëndrimit. Që lajmi të bëhet zyrtar duhet pritur teksti përfundimtar, ppor ndërkohë kjo gjë lexohet në një ndër bocat e fundit të ligjit të Stabilitetit, (që vitet e shkuara quhej ligji financiar) që pritet të diskutohet sot në Këshillin e Ministrave.
Social Card (që ndryshe quhet edhe karta për blerje) është kartë e parapaguar në të cilën shteti hedh 80 euro çdo dy muaj. Këto para mund të shpenzohen për të blerë ushqime, për të paguar barnat dhe faturat e dritave e të gazit. U dedikohet të moshuarve mbi 65 vjeç ose fëmijëve nën 3 vjeç, e në këtë rast titullar është një nga prindërit, që kanë të ardhura familjare të ulëta (ISEE-Tregues të situatës ekonomike ekuivalente nën 6.700 euro në vit).
Deri tani u rezervohej shtetasve italianë rezidentë në Itali. Boca e projektligjit të stabilitetit, që është ligji financiar 2014, ua shtrin mundësinë e përfitimit të kartës edhe të huajve.
Parashikon që karta t’u jepet “rezidentëve italianë e komunitarë, ose familjarëve të shtetasve italianë apo komunitarë që nuk kanë rezidencën e një vendi anëtar të BE-së që kanë të drejtën e qëndrimit në Itali, ose shtetasve të huaj jokomunitarë që kanë lejen e qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë”.
Për vitin 2014 fondi shtetëror që ushqen këtë formë mbështetjeje ekonomike rritet me 250 milionë euro.
EP / Shqiptari i Italisë