Kështu është shprehur nënkryetari i KLD-së dhe kreu i Aleancës Kuq e Zi gjatë një takimi në Institutin e Çamërisë. Ndërkaq, në Janinë afishohen pankarta që u bëjnë thirrje vorio-epiriotëve të deklarohen grekë
Tiranë, 5 tetor 2011 – I ftuar në një takim nga Instituti i Çamërisë, është shprehur se regjistrimi i popullsisë godet rëndë çamët.
”Censusi nuk mban parasysh të drejtat e çamëve. Propozimi ligjor për këtë klasë të popullsisë u përjashtua nga ky regjistrim”, u shpreh nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
“Një proces i ndjekur në këtë mënyrë, po sjell uljen artificiale të numrit të shqiptarëve në Ballkan” tha Spahiu. Gjithashtu, është e domosdoshme që shteti të inventarizojë të gjitha pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë”. Dhe, sipas Spahiut, Censusi duhet të bëhej vetëm pas regjistrimit të pronave.
Ndërkaq, e përditshmja Gazeta Shqiptare sjell sot në faqet e saj që qyteti më i afërt i Greqisë me Shqipërinë, Janina është gdhirë mëngjesin e djeshëm me postera të shumtë, të cilët i bëjnë thirrje të gjithë Vorio-epirotëve të deklarojnë origjinën e tyre në regjistrimin e popullsisë që është duke u zhvilluar në Shqipëri. “Vorio-epiriot deklaro origjinën tende. Deklarohu grek në regjistrimin e popullsisë në Shqipëri”. Ky është teksti i shkruar në qindra pankartat e afishuara në muret e Janinës. Referuar mediave greke, nuk dihen autorët e këtyre pankartave, të citat bien ndesh me thirrjet dhe vendimet e marra nga OMONIA dhe PBDNJ, të cilat i janë drejtuar minoritetit grek në Shqipëri, që të refuzojnë Censusin pas sipas tyre, është një mënyrë për të zvogëluar artificialisht numrin e minoritetit në vendin tonë.
Lexo të plotë: Posterat: Vorio-epiriot, deklarohu grek në Shqipëri