in

Taksa mbi lejeqëndrimet, ja kush e paguan. Sqarimet e ministrisë së Brendshme

E paguajnë jo vetëm ata që paraqesin kërkesë nga data e ardhjes në fuqi të dekretit, por edhe të gjithë ata që kanë paraqitur kërkesë para datës 9 qershor por që akoma nuk kanë marrë në dorë dokumentin e qëndrimit.
Qarkorja e ministrisë së Brendshme

Romë, 14 qershor 2017 – Taksa prej 40, 50 apo 100 euro mbi lejet e qëndrimit e ardhur në fuqi nga data 9 qershor duhet të paguhet jo vetëm nga ata që kërkojnë dokumentin e qëndrimit nga kjo datë por nga të gjithë ata që edhe pse kërkesën e kanë paraqitur para kësaj date, shqyrtimi i praktikës së lëshimit apo e përtëritjes së dokumentit nuk ka përfunduar apo, edhe nëse ka përfunduar, të huajt akoma nuk e kanë tërhequr dokumentin e ri. Këtë thotë që në 9 qershor një qarkore e drejtorisë Qendrore të Imigracionit dhe Policisë së Kufirit e ministrisë së Brendshme mbi dekretin ndërministerial të 5 majit 2017 që risjell në jetë të përgjysmuar të ashtuquajturin kontribut mbi lejet e qëndrimit, të botuar në Gazetë Zyrtare më 8 qershor.

Praktikisht, Qeveria që ishte e ngadaltë si breshka një vit më parë kur duhej të lajmëronte kuesturat që taksa mbi lejet e qëndrimit ishte hequr nga vendimet e gjykatave e nuk duhej ta kërkonin,  tani që është fjala për të vjelë sërish taksën mbi lejet e qëndrimit vepron me shpejtësinë e dritës.

Me qarkoren në fjalë, drejtoria Qendrore e Imigracionit dhe e Policisë së Kufirit e ministrisë së Brendshme sqaron sa është shuma që u duhet kërkuar të huajve në bazë të dekretit të 5 majit dhe kujt i duhet kërkuar, duke specifikuar që në kategorinë e të përjashtuarve nga taksa futen edhe ata që aplikojnë për një duplikatë, veç atyre që kërkojnë përditësim apo konvertim të një dokumenti akoma të vlefshëm.

Fatkeqësisht asnjë fjalë mbi rimbursimet e shumave të derdhura gjatë viteve të shkuara mbi shifrat e tanishme që sipas sentencave të gjykatave ishin të tepruara e përbënin pengesë për ushtrimin e të drejtave nga të huajt me qëndrim të rregullt në Itali.

Shkarko qarkoren e ministrisë së Brendshme të 9 qershorit 2017 (in italiano)

Lexo edhe:
Tassa sui permessi di soggiorno, chi e quanto deve pagare – La circolare del Ministero dell’interno
Quanto costa il permesso del soggiorno

Tassa sui pemessi di soggiorno di nuovo in vita
Taksa mbi lejet e qëndrimit. Kthehet në fuqi, por e përgjysmuar
La tassa sui permessi di soggiorno – Il testo integrale del decreto

 

 

Tassa sui permessi di soggiorno, chi e quanto paga. La circolare del ministero

Vret të shoqen me thikë, arrestohet 62-vjeçari në Busto Arsizio