in

Televotë transparente dhe e besueshme

Më shumë transparencë dhe besueshmëri për televotën, sistemin që lejon të ndërhyhet në programet televizive si një telefonatë apo një sms me tarifa speciale.

Përmes televotës, për shembull, eliminohen konkurrentët e shtëpisë së Grande Fratello, apo zgjidhen fituesit e festivalit të këngës italiane në Sanremo. Autoriteti për Garancitë në Komunikime ka nxjerrë një rregullore që, mes të tjerash, përcakton një kufi maksimal votash për çdo telespektator dhe detyron programet televizive të jenë më të qartë mbi kostot e shërbimit dhe mbi funksionimin e tij.

Për më tepër, ndalon votat që arrijnë nga call center dhe nga sisteme informatike që administrojnë shumë telefonata të menjëhershme.

Në këtë mënyrë, për konkurrentët e garave të ndryshme televizive duhet të jetë më e vështirë për të pasur paketa votash dhe të sigurojnë kështu fitoren.

Një marifet deri më sot i përdorur shpesh, që ka shpërblyer ata që mund të shpenzonin më shumë para dhe jo më të pëlqyerit nga publiku.

Edhe të pamartuarit mund të adoptojnë

Dygjuhësia mban trurin të ri