in

Tetë të kërkuar nga drejtësia italiane ekstradohen nga Shqipëria

Njëri prej tyre, Emiljano Shota, akuzohet për pengmarrjen e sipërmarrësit Calevo në Liguria, dhjetorin e shkuar

Romë, 29 gusht 2013 – Tetë persona janë ekstraduar më 28 gusht nga Tirana për në Romë. Bëhet fjalë shtetas shqiptarë të cilët kanë kryer krime në Itali e të kërkuar nga interpoli.

Të ekstraduarit janë:
Dritan Ballhysa, 43 vjeç, nga Elbasani i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike;
Besnik Lleshi, 33 vjeç, nga Librazhdi, i kapur për  shfrytëzim prostitucioni;
Artan Dalti, 44 vjeç, nga Burreli i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike;
Gentian Cako, 41 vjeç, nga Berati i dënuar me 16 vjet e 10 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike;
Sami Shala, 50 vjeç, lindur në Kosovë i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike;
Tigert Allko, 37 vjeç, nga Librazhdi i arrestuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit;
Orjan Brozi, 31 vjeç, nga Librazhdi, i dënuar me 8 vjet e 3 muaj burg për vjedhje me dhunë;
Emiljano Shota, 20 vjeç, nga Kruja i arrestuar për rrëmbim personi.

Ky i fundit mendohet të jetë një ndër sekuestruesit e sipërmarrësit Andrea Calevo (në Lerici të Ligurias) që u mbajt peng për dy javë dhe u lirua nga forcat e rendit më 31 dhjetor 2012. Për pengmarrjen e tij u arrestuan menjëherë Pierluigi Destri, nipi i tij Davide Bandoni, dy shqiptarët Fabjon Vila dhe Simon Halilaj, dhe nisën menjëherë kërkimet për Shotën. Sipas forcave të rendit dhe të drejtësisë që po hetojnë mbi ngjarjen, Shota është një prej atyre që fizikisht kanë marrë peng sipërmarrësin, ndërsa kreu i bandës, ai që ka ideuar sekuestrimin, është 70-vjeçari Destri.

Emiljano Shota u arrestua në Krujë, më 26 qershor.

Teramo. Sekuestrohet për 5 orë 27vjeçarja shqiptare

Abruzzo. Udhëtonte me 33 kg drogë në makinë. Arrestohet 33-vjeçari Koroveshi