Një laborator krijimtarie e shkruar dhe me vënie në skenë, i ndjekur nga Francesco Niccolini, Fabrizio Pugliese e Luigi D’Elia
Romë 9 janar 2012 – Pas punës për kthimin e reliktit të Katër i Radës, një tjetër iniciativë kulturore ka në qendër të saj tragjedinë e 15 vjetëve të shkuar. Rezidenca teatrale e Maccabeteatro dhe kooperativa Thalasia do të tregojnë në mënyrën e tyre atë ngjarje: me një laborator multi-disiplinor rindërtimi dhe rrëfimi të udhëhequr nga Francesco Niccolini, Fabrizio Pugliese dhe Luigi D’Elia.
Projekti është në kuadrin e programit Teatrot e banuara, një rrjet i teatrit bashkëkohor, projekt i financuar nga FESR (Fondi Europpian i zhvillimit Rajonal) dhe i besuar Krahinës së Puglias – drejtorisë së Mesdheut, Kulturës dhe Turizmit në Teatrin Publik puljez dhe ka formën e një laboratori 360 gradësh, të hapur jo vetëm për shkrimtarë dhe aktorë por edhe për gazetarë, autorë dhe muzikantë, artistë dhe skulptorë, videomaker, historianë të rinj, studiues, persona zemërgjerë që kanë dëshirë t’u hyjnë kërkimeve në ndjekje të gjeografisë dhe kohës së fakteve dhe të thurin me shkencë dhe vërtetësi një skenar kompleks, delikat dhe akoma plot kundërshti: nga aktet e gjykatës deri te intervistat e dëshmitarëve, nga lëvizjet e lindura nga tragjedia deri te artistët që kanë krijuar e vazhdojnë të krijojnë mbi këtë temë.
Laboratori do të arrijë kulmin më 28 mars 2012, plot 15 vjet pas tragjedisë së Katër i Radës, me një eveniment publik rrëfimi multi-disiplinor me disa zëra.
Udhëheqja e laboratorit, në fazat e ndryshme të tij u besohet tre artistëve të ndryshëm. E para ajo e kërkimit, rindërtimit dhe e shkrimit, dramaturgut Francesco Niccolini. Vitin e shkuar Niccolini, i njohur për publikun e gjerë si autor i shumë monologëve të Marco Paolinit, ofroi një tregim veçanërisht emocionues, të Brindisit të ditëve të para të marsit 1991. “Non abbiate paura – Grand Hotel Albania”. Një tregim për qytetin dhe banorët e tij. Për të mos harruar çfarë ndodhi. Por mbi të gjitha, për atë takim të jashtëzakonshëm: mes 90mijë brindizinëve dhe mbi 20mijë shqiptarëve. Falë lejes së autorit Francesco Niccolini, të kooperativës Thalassia të Brindisit, dhe Drejtorisë së Turizimit dhe Kulturës së Komunës së Brindisit, në shqiptariiitalise.com mund ta lexoni të plotë të përkthyer në shqip.
Faza e dytë e projektit, ajo e vënies në skenë, i është besuar Fabrizio Pugliese-s, aktor, regjisor, udhëheqës teatral, ndër figurat më interesante të teatrit puljez. Faza e fundit e ndërtimit të evenimentit i është besuar Luigi D’Elia-s, artist, edukator ambiental, që prej vitesh punon n Torre Guaceto në kërkim të vazhdueshëm mes arteve vizive dhe rrëfimit, mes detit dhe tokës.
Laboratori do të zhvillohet në Rezervën e Torre Guaceto dhe Teatrin Komunal të Torre Santa Susanna. Do të nisë më 13 janar për të përfunduar më 28 mars, dita e përvjetorit të 15-të të tragjedisë së Katër i Radës.
Pjesëmarrja laborator është falas por parashikon një numër të kufizuar. Pjesëmarrësit do të zgjidhen në bazë të kurrikulumit. Për regjistrimin dhe informacione kushdo mund të drejtohet në 331/3477311 – 393/9629084 – residenzacetacei@cooperativathalassia. it – www.cooperativathalassia.it.