Enpa, Ente Nazionale Protezione Animali, rendit këshillat si të mbrojmë edhe kafshët shtëpiake që ashtu si ne vuajnë të nxehtin e këtyre ditëve.
Mes rregullave që duhen ndjekur për të mbrojtur edhe miqtë tanë, sipas entit të Mbrojtjes së Kafshëve ndër më të rëndësishmet janë: 1. Mos lini asnjëherë një kafshë të mbyllur në makinë. Në këtë vapë, kafsha mund të vdesë brenda pak kohe, mjaftojnë edhe vetëm 10 minuta; 2. Sigurohuni që ka kafsha mund të gjejë gjithnjë një vend në hije dhe të ketë ujë të freskët me bollëk; 3. Mos detyroni qentë të mundohen së tepërmi. Këto ditë të nxehta është mirë që të nxirren shëtitje në mëngjes dhe në darkë vonë kur freskon disi; 4. Moas mbani akuariumin nën rrezet e diellit. Ndërroni ujin rregullisht dhe hiqni algat që formohen; 5. Mos lini kanarinat në ballkon nën rrezet e diellit; 6. Kontrolloni rregullisht miqtë tuaj mos kanë parazitë të jashtëm apo vezë mizash. Mundohuni t’u aplikoni paraprakisht anti-parazitar të përshtatshëm sipas species dhe madhësisë.