in

Asnjë gjurmë nga gomonia me 27 persona në bord. Vazhdojnë kërkimet

Kërkohet nga mbrëmja e 2 shtatorit kur autoritetet italiane kanë marrë një sinjal SOS nga kanali i Otrantos

Romë, 4 shtator 2013 – Akoma asnjë gjurmë nga gomonia që ka dhënë alarmin SOS më 2 shtator e që duhet të gjendet në kanalin e Otrantos.

Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet nga pala italiane ndërsa ajo shqiptare ka lajmëruar ndërprerjen e tyre që mbrëmë në darkë.  Operacionet e kërkimit janë përqendruar në pjesën e detit përballë brigjeve puljeze, nga Bari në Santa Maria di Leuca.

Rojet bregdetare italiane dhe ato shqiptare që prej dy ditësh kanë vijuar kërkimet në kanalin e Otrantos për një gomone ku dyshohet se gjenden 27 klandestinë, por kërkimet si nga deti ashtu nga ajri me helikopterë nuk kanë dhënë rezultat.

Sinjalizimi i parë është marrë mbrëmjen e 2 shtatorit nga autoritetet italiane, të cilat kanë angazhuar menjëherë në kërkime nga ajri e deti dhe kanë sinjalizuar rastin edhe palës shqiptare, e cila gjithashtu është vënë në lëvizje me Rojen Bregdetare. Dy mjete të saj kanë nisur kërkimet në ujërat shqiptare. Gjatë ditës së djeshme, në operacionet e kërkimit u përfshinë edhe dy helikopterë dhe një anije ushtarake britanike, pjesë e trupave që po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me forcat e ushtrisë shqiptare por asnjë rezultat.

Dyshohet se në barkë duhet të ketë klandestinë kurdë të nisur nga brigjet shqiptare, ndaj nuk përjashtohet edhe prania e ndonjë shqiptari në gomone.

“Ndoshta anija ndodhej akoma në Shqipëri. Ne kemi kërkuar nga të gjitha anët që prej marrjes së sinjalit. Dikush ka dëgjuar të njëjtën thirrje edhe në sallën operative të Barit”- shprehet për mediat kreu i Kapitanerisë së Portit të Brindisit, komandanti Giuseppe Minotauro.

Ne po kërkojmë në 360 gradë, si në det ashtu edhe me anë të avionëve nga ajri, megjithatë, nuk kemi elementë të tjerë që mund të na vijnë në ndihmë për kërkimet. Nuk mund të spekullojmë se çfarë mund të ketë ndodhur. Dëshmitë në dispozicion janë shumë të pakta”- thekson ai.

Seconde generazioni e M5S. Cittadinanza simbolica anche a Parma

Presidenti Nishani nderon komandantin Giovanni Cosini me medaljen “Për merita të veçanta civile”