in

Vazhdon zija e vdekjeve në punë

83 viktimat në punë vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti

Romë, 2 prill 2011 – Observatori për Sigurinë në Punë Vega Engineering i Mestres bëri të ditur të dhënat mbi vdekjet që kanë ndodhur në vendet e punës gjatë muajve të parë të vitit 2011. Një bilanc si zakonisht tragjik, 83 viktima nga një janari deri më 28 shkurt të këtij viti. Po të përjashtohen aksidentet vdekjeprurëse gjatë shkuarjes e ardhjes në punë dhe ato që kanë të bëjnë me qarkullimin rrugor, çdo ditë të paktën një person vdes duke kryer aktivitetin e tij të punës. Më e goditur është Milano, më pas radhiten Catania, Torino, Napoli, Messina dhe Bologna. Po të bëhet një vlerësim i zonave më të zgjeruara, shihet se ne veri-perëndim ka patur 24 vdekje në punë, në qendër të Italisë 22, në Jug  20, në ishuj 10 dhe në zonat e veri-lindjes 7.  Për sa i përket sektorëve, e para radhitet bujqësia me 36,1% të rasteve. Më pas sektori i ndërtimeve me 18,1% të viktimave, tregtia (me shumicë dhe me pakicë) dhe aktivitetet artizanale 9,6%, transportet, magazinimet dhe sektori i komunikimeve me 7,2% të viktimave në këtë fillim viti.

Punonjësit e huaj që kanë humbur jetën në vendin e punës, gjatë dy muajve të parë të vitit kanë qenë 11 e përfaqësojnë 13% të numrit të përgjithshëm të viktimave, dy pikë në përqindje më shumë se dymujori i parë i vitit 2010. Më të goditurit janë rumunët dhe shqiptarët me 4 dhe 3 viktima brenda dy muajve, që përfaqësojnë respektivisht 36% dhe 27% të viktimave mes punonjësve të huaj.

Irida Cami

Flukset 2010: Modena rekord

Dy gjyqe për po aq shqiptarë të lënduar në punë