in

Vdekja e mistershme e Mariana Markut

Trupin e 30-vjeçares Mariana Marku e gjejnë të masakruar e pa jetë buzë rruge në të hyrë të Cese-s të Avezzanos në provincën L’Aquila. Ende të paqarta arsyet e vdekjes

Romë, 7 maj 2012 – Trupi i pajetë i Mariana Markut është gjetur të shtunën në një fushë anash rruge në të hyrë të Cese-s të Avezzanos në provincën L’Aquila. Sipas hetuesve gruaja duhet të ketë vdekur natën mes të enjtes e të premtes. Ishte 30 vjeçe, nënë e një djali 11 vjeç. Kishte ardhur për Krishtlindje nga Shqipëria, dhe me të birin jetonte në Cese bashkë me të vëllanëdhe gruan e këtij të fundit. Vëllai denoncoi zhdukjen e motrës, pasi nga e enjtja 30-vjeçarja nuk po kthehej në shtëpi (i takoi pikërisht të vëllait të identifikonte trupin e pajetë të Marianës.) Prej pak muajsh punonte në klubin privat Orchidea blu të Civitella Roveto-s.

Nga çasti i gjetjes së trupit të gruas deri më sot  hetuesit ende nuk kanë një ide të qartë mbi dinamikën e ngjarjes që ka shkaktuar vdekjen e gruas.

Sapo e kanë gjetur, u vu re menjëherë që Mariana Marku kishte një krah e një këmbë të thyer, më pas u pa që kishte edhe shenja të tjera në bark dhe në kokë. Treqind metra larg trupit të Markut është gjetur një Mercedes e djegur dhe copa të thyera të një feneri makine. Këta elementë kanë shtyrë hetuesit të mendojnë se Marku mund të jetë shtypur nga një makinë, aq më tepër që edhe plagët e saj duken të pajtueshme me një aksident rrugor.

Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se Mercedesi ishte vjedhur në Cerveteri të Romës dhe se copat e thyera të gjetura pranë janë jo vetëm të tijat por edhe të një makine tjetër, ndaj një hipotezë tjetër është edhe një përplasje mes dy makinash, në njërën prej të cilave mund të ketë qenë edhe Marku.

Megjithatë karabinierët vazhdojnë të marrin në pyetje të afërm e persona të zonës ku punonte apo jetonte, duke filluar nga vëllai, kolegët e pronari i lokalit, për të mësuar ndonjë konflikt të mundshëm të 30-vjeçares me ndonjë të njohur, por pa arritur të zbardhin deri tani ngjarjen.

Monti: “Mbështesim të bindur përpjekjet e Shqipërisë drejt BE-së”

Diploma e Bossit. Prokuroria e Tiranës ngre çështje penale për faklsifikim të dokumenteve zyrtare