in

Vetëcertifikimet. Imigrantët duhet (akoma) të presin

Shtyhet për në vitin 2014 mundësia e lëshimit (dhe e pranimit nga Administrata Publike) të vetëcertifikimeve edhe për lejet e qëndrimit e praktikat e tjera të imigracionit. Bankat e të dhënave nuk komunikojnë me njëra tjetrën, të gjithë në radhë në zyrat publike

Romë, 19 korrik 2013 – Sërish nuk bëhet gjë për imigrantët. Shteti italian nuk arrin t’u shmangë yë huajve radhat shpesh tejet të gjata në zyrat publike në kërkim të kësaj apo asaj certifikate. Atë që arriti të bëjë pjesërisht për italianët, duket se nuk di ta bëjë për të huajt. E fillimisht çdo gjë sikur po shkonte në drejtimin e duhur.

Le ta marrim me radhë. Nga 1 janari 2012, më shumë se një vit e gjysmë më parë, zyrat publike nuk mund të kërkojnë ose të lëshojnë certifikata, që të përdoren në marrëdhëniet e qytetarit me Administratën Publike, që përmbajnë të dhëna që zotërohen nga të tjera zyra publike. Kështu duhet të pranojnë vetëcertifikimet, pasi mund të verifikojnë vetë atë që qytetari deklaron.

Ky rregull i përgjithshëm, ama, nuk vlen për “dispozitat speciale që përmbajnë ligjet e rregulloret që kanë të bëjnë me imigracionin dhe të qenin i huaj”.

Do të thotë, për shembull, që një student i huaj nuk mund të vetëcertifikojë që ka marrë provimet e vitit për të përtërirë lejen e qëndrimit për studime, por duhet t’i japë kuesturës një certifikatë të universitetit. Po ashtu, një i papunë që kërkon lejeqëndrim për pritje punësimi duhet të pajiset me certifikatën e regjistrimit në Qendrën për Punën.

Në pranverën e vitit 2012, duke konvertuar në ligj një dekret mbi thjeshtëzimin të qeverisë Monti, Parlamenti kishte hequr përjashtimin e parashikuar për të huajt. Praktikisht, duhet të ishte e mundur të përdoreshin vetëcertifikimet edhe për lejet e qëndrimit e të gjitha praktikat e tjera që kanë të bëjnë me imigracionin. Norma e re duhet të hynte në fuqi më 1 janar 2013, në mënyrë që Administratës Publike t’i jepej kohë për të vënë në rrjet bankat e ndryshme të të dhënave (për shembull ato të universiteteve apo të Qendrave për punësimet) me Kuesturat dhe Prefekturat.

Por për shkak se bankat e të dhënave akoma nuk “komunikojnë” me njëra tjetrën, në dhjetor 2012, ligji mbi Stabilitetin shtyu për në 30 qershor nisjen e përdorimit të vetëcertifikimeve nga imigrantët.  

Jemi në korrik 2013. Çfarë ka ndryshuar? Asgjë. Imigrantëve u nevojiten akoma certifikatat pasi nuk mund të deklarojnë personalisht asgjë. Pak ditë më parë edhe 30 qershori u shty me gjashtë muaj të tjerë, për në 31 dhjetor 2013.

Me pak fjalë të presim e të shohim nëse Viti i Ri do të na sjellë ndonjë të re pozitive. Tani për tani imigrantët duhet të vazhdojnë të tërheqin certifikata në zyrat publike.

Elvio Pasca

Cnel. Con la crisi peggiora l’integrazione in Italia

Kyenge. L’Onu contro Calderoli: “Scioccante e inaccettabile”