Tani që një ndër ditët më të rëndësishme për Shqipërinë e më delikate për organizimin e sigurinë publike u mbyll më së miri, ministria e Brendshme falënderon të gjithë, forcat e ruajtjes së rendit por edhe qytetarët.
Ministria e Punёve tё Brendshme shpreh mirёnjohjen dhe falënderimet pёr tё gjithё qytetarёt, pёr bashkëpunimin me forcat e policisё dhe strukturat e tjera tё sigurisё, duke u bёrё pjesё e rёndёsishme e angazhimit madhor pёr tё garantuar mbarëvajtjen e plotë të vizitёs historike tё Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut nё Shqipёri, thuhet ne nje deklarate per shtyp.
Falё kontributit Tuaj dhe angazhimit maksimal tё rreth 2500 punonjёsve tё Policisё sё Shtetit dhe forcave tё tjera tё sigurisё, ne konfirmuam dhe njё herё vlerat e larta tё mikpritjes, tolerancës, bashkëjetesës, qytetarisë dhe harmonisё, thekson deklarata e Ministrise se Brendshme.
Incidenti
Megjithëse organizimi e siguria e rendit në përgjithësi kanë lënë të kënaqur të gjithë, mediat shqiptare përcjellin një incident. Një prej efektivëve të Gardës së Republikës ka qëlluar pa dashje me snajper. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë apo të lënduar, por është pezulluar nga puna.