Një shqiptar ka humbur jetën e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, për shkak të goditjeve me thikë nga persona që ende nuk janë identifikuar
Milano, 23 gusht 2010 – Një shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është plagosur rëndë gjatë një sulmi me thika natën e kaluar në Milano. Viktima është një 42 vjeçar, ndërsa i plagosuri i shtruar në spitalin Niguarda të Milanos është nipi i të parit dhe me moshë 22 vjeç. Sipas karabinierëve të dy kanë marrë disa goditje të rënda me thikë, nga persona që ende nuk janë identifikuar.
Sipas banorëve të zonës grindja, që më pas degjeneroi në vrasje e plagosje të rëndë, ka nisur në një pallat të banuar kryesisht nga emigrantë, në rrugën Fusinato 14 të lagjes Bovisa, për motive të dobëta. Sipas disa dëshmitarëve, zhurma e bërë nga shqiptarët që festonin, duket se ka shkaktuar reagimin e tepruar të fqinjëve, tre amerikano-latinë. nga këtu grindja e më pas therja e shqiptarëve. Përgjatë gjithë natës, karabinierët kanë marrë në pyetje dëshmitarët për të arritur në zbardhjen e vrasjes.